BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Lifestyle

A keni një shtrëngim të fortë dore? Atëherë, zbuloni se ç’mendojnë dhe si ndihen të tjerët

A keni një shtrëngim të fortë dore? Atëherë,

Për gjithçka ka një masë të duhur, edhe kur bëhet fjalë për shtrëngime dore. Një hulumtim shkencor paralajmëron ndaj gjesteve jashtë masës: ato mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa përfitim, për sa i përket marrëdhënieve shoqërore.

Studiuesit e Universitetit “Dundee”, në Britani, sugjerojnë se një shtrëngim duarsh që zgjat më shumë se 3 sekonda mund të përkeqësojë një marrëdhënie pune, miqësie, apo njohjeje, madje shkon deri aty sa të shkaktojë ankth. Ka një ndikim negativ në një nivel profesional dhe marrëdhënie. Studiuesit kryen një gjykim mbi një grup të vogël vullnetarësh, gjithsej 36 njerëz, duke zbuluar se pjesëmarrësit treguan më pak kënaqësi pas një shtrëngimi shumë të gjatë, dhe madje edhe më shumë ankth.

Sipas ekspertëve, shtrëngimet e duarve janë një përshëndetje veçanërisht e rëndësishme dhe mund të sjellin pasoja afatgjata për marrëdhëniet që kemi. Studimi ka konfirmuar se shtrëngimet e dorës që janë të kufizuara brenda 3 sekondave duken më të natyrshme për pjesëmarrësit ".

Ndaj, kushtojini vëmendje mënyrës se si veproni në takimin e parë, në çdo lloj konteksti. Duart thonë shumë për ju dhe mund të luajnë një shaka të keqe nëse nuk i lëvizni siç duhet.