Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aksidente të shumta në rrugën e rrezikshme, e moshuara gjen zgjidhjen fantastike

Postuar: 12/07/2019 - 16:28

Një e moshuar ka gjetur zgjidhjen për aksidentet e shumta që ndodhnin në një rrugë famëkeqe, duke përdorur paksa imagjinatën.

Edie Pope, nga Sefton, Britania e Madhe kërkoi që në këtë zonë ku ndodhnin aksidente të shumta rrugore, të vendosej një kamera për matjen e shpejtësisë.

Por, kur kërkesa e saj u refuzua për punë fondesh, 71-vjeçarja gjeti një mënyrë më kreative dhe jo të shtrenjtë për t’i bërë shoferët që të ulin shpejtësinë.

Ajo vendosi në cep të rrugës një ‘dordolece’ të veshur me uniformë policie, një kapelë, paruke ndërsa në duar mban një ‘radar’.

‘Oficerja’ në fjalë quhet Speedo dhe radari që mban në dorë është në fakt një shishe zbardhuesi e mbështjellë me fletë metalike prej kallaji.

Zonja Pope thotë se oficerja e ka bërë punën e saj, pasi shoferët ulin shpejtësinë kur e shohin që nga larg, pa e kuptuar që nuk është njeri i vërtetë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 20:38

Një studim i kryer në universitetin e Oakland-it në Miçigan, thotë se njerëzit që tentojnë të ruajnë marrëdhënie shoqërore me ish partnerët e tyre, kanë një probabilitet të lartë të vuajnë nga çrregullimi psikologjik

Postuar: 17/10/2019 - 20:25

Një burrë i ka prerë organin gjenital një personi, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht bash

Postuar: 17/10/2019 - 14:08

Një  ngjarje e pazakontë  ka ndodhur gjatë një grabitjeje në një farmaci në Brazil.Grab

Postuar: 17/10/2019 - 07:04

Parashikimi për ditën e enjte, 17 tetor 2019

Postuar: 16/10/2019 - 14:37

Astrologe Meri Shehu ka bërë si zakonisht parashikimin e yjeve dhe ka lajme të mira për disa nga

Postuar: 16/10/2019 - 06:57

E mërkurë, 16 tetor 2019. 

Postuar: 15/10/2019 - 07:04

Dashi