BREAKING NEWS

Meta i përgjigjet ultimatumit të Gramoz Ruçit/ Presidenti propozon emrin e radhës për kreun e KLSH, kush është pedagogu i njohur i Drejtësisë

Meta i përgjigjet ultimatumit të Gramoz Ruçit/ Presidenti
x

Lifestyle

Alien apo mjegull? Kjo pamje tmerron banorët e zonës

Alien apo mjegull? Kjo pamje tmerron banorët e zonës

Hannah Blandford, 33 vjeç, me profesion mësuese, dalloi një objekt në mes të një mjegulle të madhe disa kilometra larg vendit ku ajo po ecte në Tremeirchon, Uelshin Verior. Ajo shkrepi një foto të strukturës ajrore në orën 8 të mëngjesit.Topi i madh e i bardhë prej ajri, është një fenomen i rrallë i motit por imazhi nisi disa konspiracione pasi u postua në rrjetet sociale.

 
Disa përdorues të Twitterit e quajtën një fenomen alien që po përpiqej të pushtonte botën.
 
“S’mund ta besoja formën perfekte që kishte dhe kështu i bëra një foto. S’kisha parë kurrë diçka të tillë ishte e veçantë. E vëzhgova për 10 minuta dhe pastaj filloi të dukej si një re e ulur. U shpërnda në 12 fusha”, u shpreh Hanna.
 
John West, një metereolog nga Met Office, tha se mjegulla mund të ishte shkaktuar nga një burim i nxehtë nëntokë, mbase nga një pishinë ose ujë i nxehtë.