Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Astrologe Meri jep lajmin e keq: Kjo shenjë e Horoskopit do të tronditet

Postuar: 19/04/2019 - 18:37

Astrologe Meri ka renditur edhe për muajin prill, shenjat më me fat. Duke filluar nga vendi me më pak fat për këtë muaj, në vendin e parë, Meri jep një parashikim për dashurinë, financat dhe punën që mund ta lexoni më poshtë:
 
12.Demi
 
Këtë muaj do të jenë të surprizuar, të paqartë dhe ndryshimi do i gjejë të papërgatitur. Duhet të kenë kujdes nga e reja që vjen e vrullshme, dinamike. Financat janë pak të vështira, puna me ndryshime të mëdha, dashuria do jetë mirë deri në datë 20.
 
11.Peshorja
 
Muaj romantik, do të lidhen shumë me punën, do të lidhen me dikë në ambientin e punës dhe do të fillojnë një flirt. Do jenë më emocionalë se ç’duhet. Ky muaj do jetë shumë i mirë në lidhje me punën, dashurinë, bashkëpunimet e reja. Financat nuk do të jenë dhe aq mirë, do të shpenzojnë ose financojnë më shumë se ç’duhet.
 
10.Virgjëresha
 
Do të kenë probleme në çështjet erotike. Puna do të jetë shumë mirë, por rreth datës 20 do të kenë probleme. Do të kenë një njohje që do të trondisë themelet e tyre.
 
9.Peshqit
 
Do të kenë takime, kontakte, ndjenja, pasione, por planet nuk do të stabilizohen rreth datës 20. Do të marrin një rrugë tjetër dhe duhet të jenë të kujdesshëm, duhet të përshtaten me një mënyrë të re.
 
8.Gaforrja
 
Lajme të mira pasi Gaforret do të kenë mbështetje në rrugë ligjore, bashkëpunime me aleatë më shumë jashtë vendit, do të kenë ndryshime aleancash. Ky ndryshim vjen papritur. Në lidhje me karrierën do jetë një fund prilli i vrullshëm dhe pak nervoz.
 
7.Bricjapi
 
Janë në një moment deciziv në lidhje me projektet familjare, do të  kenë udhëtime, mund të ndryshojnë shtëpinë, mund të aludojnë si të krijojnë një biznes, dalje, argëtime, flirte, aleanca të reja. Duhet të kenë kujdes projektet ligjore.
 
6.Akrepi
 
Do të merren me punë, do të lidhen shumë me partnerët e tyre, do të vendosin për një lidhje, do të kalojnë çaste romantike. Duhet të kenë kujdes partneritetet e fuqishme. Mund të ndodhë një çarje e madhe dhe mund të ndahen.
 
5.Shigjetari
 
Do të kenë një periudhë të këndshme në rregullimin e marrëdhënieve familjare. Do të shpenzojnë shumë për shtëpinë, por kujdes me shpenzimet. Do bëjnë njohje të mira. Pas datës 20 bëhen flirtues.
 
4.Ujori
 
Do të kenë një muaj shumë të fuqishëm ekonomik, lajme të mira ekonomike dhe plane shumë të mira personale. Do të marrin para por nuk do menaxhojnë mirë. Në karrierë do të kenë ndryshime të mëdha në lidhje me punën ose një jetë e re që i pret. Ndryshim shumë i madh. Mund të ikin të jetojnë në një shtet tjetër.
 
3.Binjakët
 
Do të marrin një pozicion të mirë pune, mos të ëndërrojnë më shumë se sa duhet. Ana ekonomike ndryshon pas datës 19. Muaj fejesash, martesash për ta.
 
2.Luani
 
Do të kenë mundësitë për të ecur përpara, për të përparuar në jetën personale dhe ekonomike. Nëse do i menaxhojnë mirë paratë do bëjnë një investim. Do gjejnë rrugën shpirtërore të vërtet.
 
1.Dashi
 
Do mbizotërohen nga ndjenja të mira, janë bërë më të thellë sesa sipërfaqësorë. Do të kenë energji të mirë, do të jenë vetvetja, do të kenë shanse ekonomike, pune, do ndihen më mirë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 18:27

Fëmija që i përket shenjës së Dashit është shumë i gjallë e plot energji. Mund të jetë autonom që në moshë shumë të re. Dallohet për këmbënguljen dhe pavarësinë. Dëshiron të jetë në lëvizje të vazhdueshme.

Postuar: 23/05/2019 - 16:11

33-vjeçari, Seth Megow u martua me gruan e tij qëkur ajo ishte vetëm 19 vjeç.

Postuar: 23/05/2019 - 11:10

Jane Park, vajza që mori famë kur fitoi lotarinë EuroMillions në moshën 17-vjeçare, ka nisur të

Postuar: 23/05/2019 - 07:56

Karakteristikat e shenjës së horoskopit janë shpesh identifikuese për njerëzit.

Postuar: 23/05/2019 - 07:06

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si d

Postuar: 22/05/2019 - 18:24

Kontrolli i dhëmbëve është një rutinë për shumicën prej nesh, dhe e tillë duhet ët ketë qenë edhe