Lifestyle

Atmosfera kërcënohet nga një gaz më i rrezikshëm si dyoksidi i karbonit, ekspertët bëjnë zbulimin shokues

Atmosfera kërcënohet nga një gaz më i rrezikshëm si

Një gaz i dëmshëm serë për shkak të efekteve në temperaturat e tokës, i cili mendohej të ishte ulur vitet e fundit, ka arritur nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë.

Emetimet e trifluorometanit ose fluoroformit (HFC-23), një gaz i familjes së hidrofluorokarbureve, arritën një vlerë rekord prej 15.900 tonë në vitin 2018.

Studiuesit nga Universiteti “Bristol”, në Britani, realizuan studimin duke analizuar të dhënat e viteve 2007-2018 nga pesë stacione të Eksperimentit të Avancuar Global të Gazeve Atmosferike (AGAGE), një projekt që mat përqendrimin e gazrave serë në të ndryshme pjesë të botës. HFC-23 është një gaz që ka aplikime të kufizuara industriale dhe ka një prodhim të drejtpërdrejtë shumë të kufizuar; megjithatë, ai lëshohet në atmosferë gjatë sintezës së një gazi tjetër, klorodifluorometani (HCFC-22), i përdorur në sistemet e ftohjes dhe ende shfrytëzohet në disa vende në zhvillim.

India dhe Kina, prodhuesit kryesorë të HFC-23, kishin njoftuar tashmë në vitin 2015 plane ambicioze për të përmirësuar emetimet e këtij gazi. Megjithëse studimi nuk u kthye në burimin e drejtpërdrejtë të ndotësit, Agjencia e Hetimit të Mjedisit është e bindur që Kina ka një përgjegjësi më të madhe për emetimet e gazit, pasi mban 68% kapacitet prodhimi të HFC-22. Sipas masave të paralajmëruara, emetimet globale HFC-23 mendohej se kishin rënë me gati 90% mes viteve 2015 dhe 2017. Por, jo vetëm që janë rritur, por ata kanë arritur edhe një kulm të paparë.