BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Lifestyle

“Ato nuk duan seks”/ 6 mitet e rreme për femrat në shtrat

“Ato nuk duan seks”/ 6 mitet e rreme për femrat në shtrat

Femrat janë gjini e butë dhe romantike dhe e kanë me te lehte te bëjnë jete monogamie, ndërkaq orgazma e mire i bën qe te dashurohen. Nëse mendoni se kjo është e sakte, e keni gabim. Ky është miti i gjashte nder me te vjetrit për seksualitetin femëror.

1. Femrat jane me shume per jete monogamie

Njeri nder supozimet me te shpeshta eshte qe erosi femeror eshte me i pershtatshem per monogami se sa libidoja mashkullore, – eshte vetem mit – thote Deniel Bergner, autor i librit “What Do Women Want? Adventures in the Science of Female Desire”. Ai thekson nje studim gjerman te vitit 2006, i cili ka hulumtuar me shume se 2.500 çifte dhe ka zbuluar qe femrave me shume se meshkujve u behen monotone lidhjet monogamie. Nje studim kanadez i vitit 2012 e ka vertetuar kete zbulim.

2. Femrat nuk kane uri per seks sa kane meshkujt

Supozohet qe meshkujt kane libido me te larte sesa femrat. Mirepo, sipas Bergnerit, femrat shfaqin njesoj interesim per seks sa edhe meshkujt, nderkaq eshte e mundshme qe jane te programuara biologjikisht qe te kerkojne seks me me shume partnere te ndryshem gjate jetes. Megjithate, konvencionet romantike kufizojne femren qe pasivisht te prese mashkullin, derisa gjykimi i shoqerise i pengon qe te tregohen si qenie seksuale.

3. Femrat stimulohen me pak vizualisht sesa meshkujt

Pikerisht femrat mund te eksitohen me shume gjate stimulimit vizual sesa meshkujt, vetem qe me pak flasin per kete. Nje hulumtim amerikan ka zbuluar qe edhe femrat reagojne fizikisht mjaft bujshem gjate shikimit te materialit erotik. Edhe pse femrat pjesemarrese ne ankete mesatarisht jane kenaqur me pak sesa meshkujt gjate shikimit te materialit erotik, valet e turit te tyre kane reaguar njesoj si edhe te meshkujt.

4. Femrave u nevojitet me shume kohe qe te eksitohen

Sipas hulumtimit te nje universiteti amerikan, meshkujt dhe femrat eksitohen pothuajse gjate periudhës se njejte kohore – edhe meshkujve edhe femrave u jane nevojitur rreth 10 minuta qe te eksitohen tërësisht gjate shikimit te materialit pornografik. Eksitimi i fuqishem fizik nuk lidhet gjithmone me deshiren emocionale per seks. Perveç kesaj, konsiderohet qe femrave me teper kohe u nevojitet qe te perjetojne orgazmen. Edhe kjo nuk eshte e sakte: femrave dhe meshkujve u nevojitet perafersisht e njejta kohe qe te perjetojne orgazmen gjate masturbimit. Megjithate femrave u nevojitet me shume kohe per te perjetuar orgazmen gjate seksit.

5. Forca e libidose dhe kënaqësia seksuale femrave u bie gjate moshës

Sipas hulumtimit te Universitetit te Teksasit, femrat ne moshen tridhjetevjeçare dhe dyzetvjeçare kane afsh me te madh seksual sesa tinejxheret. Veç kesaj, ato atehere perjetojne orgazem me te fuqishme dhe kane shanse me te medha per orgazma te shumefishta. Nje numer i madh i hulumtimeve tregon qe per femrat seksi eshte gjithnje e me i kendshem ne moshen me te vjeter.

6. Orgazma i bën femrat qe te dashurohen

Edhe pse orgazma edhe te meshkujt, edhe te femrat shkakton lirimin e “hormonit te dashurise” oksitocine, nuk ekziston deshmi qe ai hormon eshte shkaktar per t’u dashuruar. Per kete do te duhen edhe hulumtime te tjera, mirepo eshte e sigurt qe orgazma ka veprim te ngjashem edhe te meshkujt edhe te femrat.