Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Australi, shëruesit tradicionalë indigjenë, në klinikat mjekësore

Postuar: 12/11/2018 - 19:24

Shëruesit e popullsisë aborigjene të Australisë kanë nisur tashmë të sjellin traditën e tyre 60,000-vjeçare në klinikat e të gjithë vendit.
 
Duke punuar përkrah doktorëve dhe punonjësve të tjerë të shëndetsisë, shëruesit tradicionalë të njohur ndryshe si Ngangkaṟis po ofrojnë metodat e tyre të lashta e të fuqishme të shërimit në ambjentet moderne të mjekësisë.
Kjo spese ata prej kohësh kanë punuar në komunitetet e tyre me rezultate impresionuese dhe tashmë po ndajnë njohurinë me mjekësinë perëndimore.
 
Kjo nisi reth shtatë vjet më parë në 2012 kur u krijua organizata Aṉangu Ngangkaṟi Tjutaku me 18 shërues të regjistruar Ngangkaṟi dhe ishte e para në Australi. Origjina e tyre është Shkretëtira Qendrore e kontinentit dhe objektivi i saj është integrimi i njohurive me anë të studiueses italiane Dr Francesca Panzironi me Ngangkaṟi  prej rajonit të Aṉangu Pitjantjatjara Yankunytjatjara Lands.
 
Tani që shëruesit tradicionalë janë në klinikat autoritetet thonë se më shumë persona nga popullsia aborigjene vijën në to.  Në Australi ka diferenca të theksuara mes  shëndetit të popullsis së bashkë dhe atyre indigjene, ku e dyta vuan nga pritshmëri më e shkurtër e jetës, më pak arsim e punësim.
 
Studiuesja Dr Panzaroni tha në një intervistë se shëruesit Ngangkaṟi ofronin tre teknika në trajtimet e tyre, atë të mjekimit me bimësi nga shkretëtira, linjëzimin shpirtëror dhe ceremonitë e tymosjes. Në teknikat e tyre përfshihen gjithashtu teknika masazhi dhe ndërlidhjeje shpirtërore, tha Panzironi: “Shëruesi identifikon pikat problematike me anë të jë metode të quajtur panpooni, duke lehtësuar dhimjen apo bllokimet me duar”.
 
Ajo shton se Ngangkaṟi nuk kërkon të zëvendësojë mjekësinë perëndimore, por të plotësojnë punën e doktorëve dhe të mbyllin hapësirat për kuptimin e pacientëve indigjenë dhe të sëmundjeve që lidhen specifikisht me tokat indigjene.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 21:15

 Meri Shehu në parashikimin e saj për shenjat e horoskopit ka treguar se për një nga shenjat e horoskopit ekziston mundësia të ketë rënë në kurth dhe bëhet fjalë për bricjapin.

Postuar: 24/05/2019 - 09:13

ktorja e filmave për të rritur, Esperanza Gomez ka ndarë disa këshilla për meshkujt që duan të

Postuar: 24/05/2019 - 07:04

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si d

Postuar: 23/05/2019 - 18:27

Fëmija që i përket shenjës së Dashit është shumë i gjallë e plot energji.

Postuar: 23/05/2019 - 16:11

33-vjeçari, Seth Megow u martua me gruan e tij qëkur ajo ishte vetëm 19 vjeç.

Postuar: 23/05/2019 - 11:10

Jane Park, vajza që mori famë kur fitoi lotarinë EuroMillions në moshën 17-vjeçare, ka nisur të

Postuar: 23/05/2019 - 07:56

Karakteristikat e shenjës së horoskopit janë shpesh identifikuese për njerëzit.