BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Lifestyle

Babai bleu “online” një dinozaur për të birin, por befasia ndodhi kur porosia i mbërriti në shtëpi

Donte të befasonte të birin, që është i dhënë pas dinozaurëve, por britaniku Andre Bisson u surprizua për vete.

Ai shpenzoi 1000 paund për të blerë një statujë të një “Carnotaurus”-i, për të birin Teo, me mendimin se ishte një “lodër”, por shtangu kur iu dorëzua në shtëpi që ishte me madhësi reale; 6 metra i gjatë, përfshi bishtin, 2.5 i lartë dhe me peshë 2 tonë.

Bisson e bleu statujën nga një park argëtimi në Jersey, i cili kishte hedhur në shitje objekte që nuk ishin më në përdorim. Burri besonte se kishte blerë një statujë të madhe, të paktën rreth 2 metra, por s’u besonte as vetë syve kur u gjend përballë atij gjiganti.

Babai bleu “online” një dinozaur për të birin, por