BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Lifestyle

Bananja e ngjitur në mur del në shitje për 120 mijë dollarë në galerinë e artit bashkëkohor, arsyeja do t’ju çudisë

Mund të tingëllojë si gjëja më absurde që keni dëgjuar së fundmi, por po, është e vërtetë. Një banane e ngjitur në mur me ngjitës doli në shitje në Art Basel Miami Beach për 120.000 dollarë.

Puna e realizuar nga Maurizio Cattelan u prezantua të mërkurën nga Perrotin, një galeri e artit bashkëkohor, themeluar në Paris.

Titulluar “Comedian”, vepra arti përfshin një banane të blerë në një dyqan ushqimesh në Miami dhe një ngjitës të vendosur mbi të. Emmanuel Perrotin, themeluesi i galerisë, tha për CNN se “bananet janë simbol i tregtisë botërore dhe një mjet komik, kanë kuptime të dyfishta.”

Cattalan njihet për skulpturat që sfidojnë publikun. Një nga veprat e tij – një tualet i realizuar me flori 18-karatësh me vlerë 6 milionë dollarë – u shkul nga muri dhe u vodh nga Bleinheim Palace në Angli.