Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bashkëshorti im ka një familje tjetër dhe pasi e zbulova, ja ç'më bëri ai

Postuar: 24/09/2018 - 19:33

Unë jam nënë e dy vajzave binjake dhe pjesa më e vështirë e jetës sime ishte kur zbulova që bashkëshorti im kishte edhe një familje tjetër. Si e zbulova? Gjeta një letër që i kishte shkruar djali që kishte me gruan tjetër. Një letër për Ditën e Baballarëve, e futur në mes të një libri. Në atë letër ishte shkruar nga dora e një fëmije: “Babit, gëzuar Ditën e Baballarëve, me dashuri Nate”.

Unë dhe Eddie u njohëm në një aplikacion takimesh, u dashuruam menjëherë dhe u martuam një vit më vonë. Eddie kishte një punë shumë presionuese në një industri vaji dhe qëndronte 8 ditë larg shtëpisë dhe 6 ditë në shtëpi, por unë isha e kënaqur me këtë gjë, pasi në këtë mënyrë ne nuk lodheshim nga njëri-tjetri dhe as nuk grindeshim.

Pasi zbulova letrën dhe e pyeta kush ishte Nate, Eddie rrëfeu gjithçka duke më treguar se kishte edhe një familje në një qytet tjetër, të cilën e vizitonte kur thoshte që largohej me punë. Mendimi më i tmerrshëm me të cilën u përballa ishte se ai kishte një fëmijë me të dashurën, por rezultoi që e dashura isha unë. Ai më shpjegoi se kishte më shumë se 10 vite lidhje me Natasha-n, por kishte arritur t`i mbante të dyja familjet duke përdorur punën si justifikim.

Unë iu luta që të qëndronte me mua dhe binjaket tona, në shtëpinë që kishim blerë bashkë, por ai vendosi të më linte dhe të kthehej përfundimisht te Natasha dhe i biri. Po përpiqem të marr veten dhe të eci përpara, por nuk mund të mos i tregoja Natasha-s për tradhtinë e tij dhe me sa kam marr vesh, edhe ajo e la.

Rrëfimi i një nëne për Daily Mail

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/12/2018 - 19:29

Shkencëtarët janë vënë në kërkim për burimin e një sinjali të shpejtë radioje të ardhur nga hapësira dhe që ndodhet më afër Tokës se çdo sinjal tjetër i ardhur më parë.
 

Postuar: 17/12/2018 - 19:00

 Macet janë kafshët më të dashura për disa individë, saqë janë në gjendje të harxhojnë shuma

Postuar: 17/12/2018 - 17:45

Nëse do të mendonim se çfarë do të studiojnë historianët e të ardhmes për epokën tonë, me shumë

Postuar: 17/12/2018 - 17:31

Kjo javë nuk do jetë e mirë për tre shenja horoskopi.

Postuar: 17/12/2018 - 17:26

Sofia, roboti i parë që ka fituar qytetarinë në botë, tha sot se jo vetëm që kërkon të krijojë

Postuar: 17/12/2018 - 17:13

Dashuria është një nga përvojat më magjike të jetës sonë.

Postuar: 17/12/2018 - 17:03

Arkeologët që po gërrmojnë nën një strukturë të lashtë greke në formë piramide në ishullin e Ke