BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Lifestyle

Bëhet zbulimi më antik për praninë e species sonë në Europë, ndryshojnë tërësisht periudhat e studimit të ndërveprimit social

Mbetjet më antike të Homo Sapiens në Europë datojnë rreth 45 mijë vjet më parë. Studimi i publikuar në “Nature”, përshkruan ndërveprimin e njeriut modern me kushërinjtë Neandertalë. Hulumtimi u drejtua nga një grup ndërkombëtar i koordinuar nga instituti gjerman “Max Planck”.

Mbetjet, një dhëmb dhe disa fragmente kockash, u gjetën në Bullgari, në shpellën Bacho Kiro, që analizat e ADN-së ia atribuuan Homo Sapiens. “"Analiza e radiokarbonit konfirmon se fosilet datojnë që në fazën e hershme të Paleolitit të Epërm dhe për këtë arsye përfaqësojnë dëshminë e drejtpërdrejtë më të vjetër të pranisë së specieve tona në Europë", zbuloi italiani Sahra Talamo.

Bëhet zbulimi më antik për praninë e species sonë

Sipas studiuesit Jean-Jacques Hublin, të dhënat dokumentojnë një valë të parë të Homo Sapiens, e cila ra në kontakt me njerëzit e Neandertalit dhe sollën sjellje të reja në Europë.

Konfirmimi i pranisë së Homo Sapiens në Europë tashmë 45 mijë vjet më parë lejon të zgjasë me 2 mijë vjet periudhën e bashkëjetesës midis specieve tona dhe Neandertalëve, të cilët u zhdukën rreth 40 mijë vjet më parë. Një bashkëjetesë e zgjatur që ndikoi në mënyrë të pashmangshme në rrugëtimin e dy specieve, siç tregohet nga disa të dhëna që gjenden gjithmonë në shpellën Bacho Kiro.