BREAKING NEWS

I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn

I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn
x
BREAKING NEWS

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr
x
BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x
BREAKING NEWS

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima
x

Lifestyle

Bëhuni gati, Hëna e re në Ujor do të sjellë shumë fat te këto shenja të horoskopit/ Ja cila do t’i shlyej një e nga një të gjitha borxhet, por cili prej jush do ketë probleme të mëdha

Bëhuni gati, Hëna e re në Ujor do të sjellë shumë

Horoskopi javor 23- 29 janar 2023 nga Christine Haas

Dashi


Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni ne forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.


Demi

Mundohuni të hiqni dorë nga zakonet e këqija nëse doni të ndiheni më të qetë këtë javë. Për ata që janë në një lidhje do jetë periudhë e bukur. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe në fundjavë do mendoni për t’u arratisur gjëkundi. Nëse jeni ende beqarë, duhet të pranoni të dilni nëpër takime dhe të njiheni me sa më shume persona. Vetëm në këtë mënyrë do mund ta gjeni të duhurin. Buxhetin do e keni kujdes dhe për fat të mirë gjendja do mbetet shumë e mirë. Përfitoni për të bërë ndonjë investim. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi yjet këshillojnë të bëni pak më tepër kujdes me ushqimet. Nëse puna në të cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër. Java do jetë e përshtatshme.

Binjakët


Këtë javë duhet të filloni t’i mendoni gjërat ndryshe dhe të konkretizoni disa projekte. Për të dashuruarit do jetë javë e mbushur me peripeci. Do ju dalin probleme të njëpasnjëshme dhe të dy palët do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Ju beqarët do jeni të gatshëm të joshni gjithë kohës dhe do tërhiqni pas vetes goxha persona. Të enjte ose të premte mund të filloni edhe një lidhje. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq. Me një menaxhim të mirë do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të vuani nga ndonjë sëmundje kronike, do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në punë do hasni vështirësi dhe shpesh do ndiheni konfuzë.

Gaforrja

Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.

Luani

Dëgjojeni më shumë zemrën tuaj këtë javë dhe ndiqni intuitën pasi ato nuk do ju çojnë në drejtim të gabuar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më shumë pasionantë dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës atë që keni në krah. Nuk do mungojnë as surprizat nga ju dhe gjithashtu nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet të njihen më mirë me disa persona para se të japin fjalën. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do arrini t’i shlyeni një e nga një të gjitha borxhet. Jupiteri do ju mbrojë nga çdo lloj problemi shëndetësor dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Në pune do përfundojë periudha e vështirë dhe çdo gjë për ju do jetë më e lehtë për t’u arritur.

Virgjëresha

Mundohuni të merrni ndonjë ditë lejë gjatë kësaj jave dhe të shkoni jashtë qytetit tuaj. Do çlodheni, do reflektoni dhe do ju ndriçohen idetë. Nëse jeni në një lidhje mos u bëni impulsive dhe mundohuni të ruani ekuilibrin. Nuk duhet ta teproni as me nervozizmin apo inatin. Gjithsesi java nuk do ketë probleme të mëdha. Ju beqarët duhet të qëndroni edhe këtë javë nën shoqërinë e miqve. Edhe po të njihni persona të rinj shmanguni me lezet sepse nuk janë ata që po kërkoni. Keni bërë shumë shpenzime këto kohë dhe të gjitha këto do ndikojnë në buxhetin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm sepse do mbeteni duarbosh. Disa ditë mund të keni dhimbje koke por nuk duhet ta teproni me medikamentet. Në pune duhet të filloni projekte të reja dhe pritet sukses.

Peshorja

Tregohuni më të organizuar këtë javë dhe mos lini asgjë pas dorë nëse doni që gjithçka t’iu shkojë mirë. Ndikimi i planetëve do ju bëjnë që të jeni më të mbyllur në lidhjen tuaj. Edhe pse mund të keni ndonjë konflikt të vogël, do e kaloni lehtë. Do jetë një javë e qetë, harmonike dhe do bashkëpunoni me njeri-tjetrin. Ju beqarët do joshni shumë, por nuk do e gjeni personin ideal. Buxheti do përmirësohet, por kjo nuk do të thotë që ju mund të shpenzoni sa të doni. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Vetëm moshat më të vjetra mund të kenë probleme me gjumin. Në pune duhet të përfitoni nga mbështetja që po iu jep Jupiteri. Mos e lini t’iu ikë nga duart asnjë rast që do iu jepet.

Akrepi

Kjo javë ka për të qenë më ë qëndrueshme edhe pse jo me të veçanta të mëdha, Venusi do ua pudrojë jetën ju të dashuruarve me romantizëm dhe hare. Do jeni të dyja palët me shprehës, por nuk do ulërini që ta marrin vesh që të gjithë. Nëse jeni beqarë, do jeni më të disponueshëm ndaj takimeve dhe do e merrni çdo gjë me qetësi. Diçka e bukur do ndodhë në momentin më të papërshtatshëm. Në planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni më të qetë. Edhe shëndeti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni shqetësime. Në punë do jeni të kujdesshëm, diplomatë dhe gati për të provuar edhe sfida të reja. Më të privilegjuarit do jenë ata që punojnë në aktivitete private.

Shigjetari

Jo çdo gjë do ju ecë shumë mirë këtë javë megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten. Nëse keni një lidhje mos i shtyni shumë gjërat e rëndësishme sepse situata do ju ndërlikohet. Nëse jeni beqarë më mirë shmangini dashuriçkat mes kolegësh sepse mund të lëndoheni pamasë. Më mirë prisni edhe pak kohë sepse gjërat do ju përmirësohen. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin se gjithçka do rregullohet, vetëm se duhet të bëni edhe ju më shumë përpjekje. Për shëndetin do jetë periudhë goxha e vështirë. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme nga pjesë të ndryshme të trupit. Në punë mund të arrini më lart nëse punoni në ekip dhe nëse nuk ndaleni për asnjë çast.

Bricjapi

Ka rrezik që gjërat t’iu ndërlikohen tej mase këtë javë. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të forta me partnerin pasi për asgjë nuk do bini dakord me njeri-tjetrin. Në shumë momente do ndiheni vërtet keq dhe do qani. Ju beqarët ka gjasë t’i riktheheni një historie te vjetër, por kësaj here gjerat kanë për të qenë tërësisht ndryshe. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, gjithsesi nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni edhe për të ardhmen gjerat do normalizohen. Shëndeti do jetë më i kënaqshëm se një javë më parë. Nuk do keni më shqetësimet nga barku apo mesi. Edhe në punë do i keni gjërat shumë më të thjeshta dhe do arrini rezultate të larta.

Ujori

Pritet që qielli të hapet dhe dielli të shkëlqejë gjatë kësaj jave. Nëse kohët e fundit keni pasur probleme e vështirësi me partnerin, tani situata do ndryshojë për mirë. Do jeni në humor për të bërë shaka dhe për te hapur edhe rrugë atëherë kur duhet. Ju beqarët më në fund do takoni një person që do iu përshtatet në çdo pike dhe do filloni me të një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Në punë do fillojë një periudhe shumë e kënaqshme dhe me arritje të njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë.

Peshqit

Ka rrezik që gjatë kësaj jave të ndodhin incidente të ndryshme. Ju të dashuruarit do jeni të palogjikshëm dhe mund të bëni gjëra që do e lëndojnë tjetrin. Mos përfitoni nga dashamirësia e tij sepse në një moment ai mund t’iu braktisë përfundimisht. Ju beqarët do keni disa takime, por për fat të keq do përballeni me zhgënjime. Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund të keni përfitime shumë shpejt nga një punë që do nisni.