BREAKING NEWS

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë
x
BREAKING NEWS

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me
x
BREAKING NEWS

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në
x
BREAKING NEWS

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar
x
BREAKING NEWS

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani paralajmëron surprizën e Ilir Metës më 25 korrik: Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani
x

Lifestyle

Bëhuni gati për ndryshime të mëdha! Javë vendimtare në fushën e biznesit… Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sipas astrologut Jorgo Pulla

Bëhuni gati për ndryshime të mëdha! Javë vendimtare

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 23 Maj  deri në 29 Maj) ku sipas tij do të ketë ndikime tepër të mëdha në fushën e biznesit.

“Javë vendimtare në fushën e biznesit. Gjatë kësaj jave ndikim pozitiv do të kenë dy shenjat, Dashi dhe Peshqit. Ndërsa më të kujdesshëm duhet të tregohen shenja e demit, Akrepit dhe Ujorit. Për këto shenja do të rikujtohen gabimet e së kaluarës ndaj duhet të tregohen të vwmendshëm në zgjidhjen e problemeve. Për të gjitha shenjat do të kenë shanse të mira në fushën e udhëtimeve” tha ai.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi-  Ndikim pozitiv të lindurit e javës së parë dhe të tretë, në fushën ekonomiko-financiare. Më të kujdesshëm do të tregohen të lindurit e javës së dytë, çështje sekrete do të dalin në pah. Fusha e karrierës do të jetë mjaft pozitive, duket se shenja e Dashit ka lindur për karrierë stabilizim ekonomik, mundësi të mëdha. Në fushën shpirtwrore, lidhja me Shigjetar mjaft ideale.

Demi- Mërkuri në shenjën tuaj do të sjellë ndikimin e tij. Duhet të tregoheni të vëmendshëm nëse nisin diçka, ju dëshironi gjithmonë ta çoni deri në fund por jo gjithmonë kjo sjell pasoja pozitive, ndaj tregohuni të kujdesshëm, Mundësi shumë të mirë për një takim sot pasdite por edhe të enjten paradite. Për ata që jetojnë jashtë është momenti ideal për ndryshim, nga njëri vend në vendin tjetër, ta bëjnë këtë javë. Fusha ekonomike, stabilizuese me shenjat Peshk, Ujorë. Mund të keni një ndryshim në punë ose biznes por mos u shqetësoni pasi është në favorin tuaj. 

Binjakët- Shenja e komunikimit dhe zbatimit do të jetë e favorizuar në anën ekonomike. Nëse keni për të bërë një investim apo tërheqje kreditimi,mos u nxitoni nuk është momenti. Ndërsa sa i takon një blerje keni mundësi që ta realizoni atë pas ditës së premte. E premtja sjell një stabilizim të mirë financiar. Në fushën sentimentale lidhjet me Dash dhe Peshore janë të favorizuara.

Gaforrja- Shenja e peripecive, kohët e fundit janë ndjerë të lodhur por mos u shqetësoni ditë më të mira po vijnë, mundi juaj ja ka vlejtur në fushën ekonomike. Koha ideale për të bërë një takim, është sot ose ditën e mërkurë. Do të jetë një periudhë e mirë për të zgjidhur probleme që ju shqetësojnë. Nëse keni një çështje ligjore është mirë që ta shtyni. Sa i takon  anës shpirtërore , një njohje e kësaj periudhe mund të rezultojë mjaft pozitive.

Luani-  Fokusin më të madh do ta kenë në ekonomi, janë të favorizuar me udhëtime të largëta sidomos Angli, Gjermani. Mërkuri në retrogradë, kujton disa gabime ndaj duhet të keni kujdes sidomos në stabilizim të dokumentacioneve apo çështjeve të ndryshme. Nëse merrni me exchange ose Real Estate do të keni përfitime të mëdha. Në fushën shpirtërore një lidhje me Ujorë është ideale, ndërsa në një lidhje me Binjakë duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Virgjëresha-  Baza e kësaj shenje është ekonomia, keni në plan për të bërë ndryshime, blerje, rregullim shtëpie, kjo është një periudhë ideale dhe mjaft vendimtare, ndryshime në favorin tuaj  në fushën ekonomike. Një lidhje me Dem dhe Shigjetarë është e favorizuar, jeni drejt stabilizimit të gjërave të mëdha. Këtë javë mund të merrni një lajm të shumëpritur. Do të jetë një javë e mbarë por kujdes me shpenzimet.

Peshorja- Fokusi më i madh për ju do të jetë dashuria, edhe pse fusha sentimentale do të jetë me probleme edhe kjo për faj të personave të tretë. Duhet t’i jepni më rëndësi personit që keni përballë, në lidhje me Peshore, Gaforre, Bricjap mos u nxitoni mos jini gjaknxehtë. Është një periudhë e mirë për të mbyllur probleme ekonomiko-fianciare, do të keni mundësi përfitimi.

Akrepi- Do të jetë një javë me shumë zhvillim, gjatë kësaj periudhe do të zgjidhen probleme shumë të mëdha që kanë të bëjnë me shtetin, probleme ligjore, ekonomike por edhe vendimarrëse. Në fushën sentimentale një moment ideal është me Binjakë dhe Dash, mërkuri do ndikoj edhe në shenjën tuaj kujdes mos u grindni pa shkak, çdo situatë mund të zgjidhjet duke biseduar.

Shigjetari- Fokusi i kësaj jave është tek ekonomia duhet të mendoheni mirë për çështjet bankare, kreditime etj, nuk është periudha për të investuar. Sa i takon anës së karrierës jeni drejt suksesit, 10-ditëshi i dytë do të jetë i favorizuar në udhëtim ndërsa 10-ditëshi i tretë do të ketë një favorizim më të madh në fushën ekonomike. Në fushën sentimentale lidhjet me Luan, Dash dhe Peshore janë të favorizuara.

Bricjapi- Kanë filluar ndryshimet që në fillim të muajit maj, ndaj tani ka ardhur momenti i stabilizimit, diçka e re do të nis për këtë shenjë. Do të jeni të fokusuar në punë dhe ekonomi por kujdes mos lini pas dore çështjet shpirtërore.

Ujori- Kjo javë do të jetë javë ndryshimesh për ju duhet të tregoni të vëmendshëm me shpenzimet edhe pse ju dini ku doni të arrini. Jeni një shenjë punëtore, por kujdes mos rendni shumë pas punës, shikoni veten tuaj sidomos shëndetin. Në fushën ekonomike, punë, biznes është periudhë e mirë . Në fushën sentimentale kujdes me Binjakë dhe Akrep sidomos me këtë të fundit, mos u nxitoni në vendime që do të bëheni pishman më vonë. 

Peshqit- Ka një ndikim pozitiv  këtë periudhë sidomos në karrierë, një rritje në detyrë mund të jetë fitimprurëse por kujdes në vendimarrjen tuaj pasi koha ka më vlerë se paraja. Gjithsesi stabilizimi ekonomik është drejt një suksesi të madh. Një udhëtim i papritur është në favorin tuaj, në çështjet shpirtërore lidhjet me Virëgjëreshë, Shigjetarë, Gaforre janë ideale.