BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Lifestyle

Bëni kujdes nga...! Sfida të vështira u presin/ Njihuni me parashikimin e yjeve për javën që po vjen, 1-7 gusht 2022

Bëni kujdes nga...! Sfida të vështira u presin/ Njihuni me

DASHI-Do jeni shumë të mençur gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Ju të dashuruarit nuk do doni aspak të qëndroni në qetësi dhe do bëni të pamundurën që të luftoni fort me rutinën. Do i shtoni aktivitetet sportive, daljet dhe gjithçka që do ju bëjë të dyve të ndiheni mirë. Ju beqarët do e shfrytëzoni në maksimum lirinë tuaj dhe nuk do doni të ndryshoni status. Financat nuk do favorizohen nga yjet kështu që bëni kujdes me të gjitha shpenzimet nëse nuk doni të mbeteni pa para. Shëndeti gjithashtu do kërkojë më tepër përkujdes. Mos neglizhoni gjumin dhe ushqimin. Në punë do ju dalin edhe probleme, por do dini si t’i menaxhoni dhe si t’i zgjidhni. Kujdes duhet bërë nga disa kolegë të rinj.

DEMI-Këtë javë do jeni shumë më të vendosur dhe të bindur plotësisht për të hedhur hapa para. Mirëqenia do mbizotërojë gjithë kohës në jetën tuaj në çift. Do kaloni vetëm momente të bukura pranë partnerit dhe as që do mendoni t’i hidhni sytë diku tjetër. Ju beqarëve do ju rëndojë pafund vetmia dhe kjo mund t’iu shtyjë të bëni gjëra të gabuara. Kujdes sepse prej tyre do varet gjithë e ardhmja. Buxheti nuk do jetë ashtu si keni dashur dhe mund të bëni edhe sakrifica për të mos u rrënuar plotësisht. Nëse familjaret ju ofrojnë ndihme pranojeni e mos u tregoni krenarë. Shëndeti për fat të mirë do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do jeni të motivuar dhe do arrini atje ku keni ëndërruar gjithmonë.

BINJAKËT-Në disa momente do ndiheni si të përhumbur këtë javë megjithatë nuk do dorëzoheni dhe do mundoheni ta bëni jetën më të bukur. Çdo gjë do jetë e qetë për ju çiftet dhe kjo sepse lidhja juaj do bazohet tek ndershmëria dhe sinqeriteti. Që ne momentin parë që shihni se diçka nuk po shkon mirë, ju merrni iniciativën dhe flisni me partnerin. Edhe për ju beqarët do jetë një javë shume e mirë. Përfitoni sa me shume! Mos besoni tek reklamat për te bere shpenzime, por kurseni sa me shumë te mundni. Dielli dhe Saturni do jenë planetët që do e mbrojnë shëndetin tuaj. Kujdes me ushqimin e tepërt sepse mund të sjelle pasoja tek stomaku dhe mëlçia. Pozitiviteti do iu ndihmojë të zgjidhni të gjitha problemet profesionale. Mos ngurroni as të kërkoni të drejtat tuaja.


GAFORRJA-Gjatë kësaj jave do gjeni zgjidhje për çdo gjë dhe do ndiheni shumë më mirë se më parë. Do shpreheni edhe me lirshëm. Nëse keni një lidhje do kaloni ditë të mbushura me çaste të lumtura dhe me gëzim të paanë. Qetësia, harmonia dhe besimi tek njëri-tjetri do jenë pikat më të forta tuajat. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qene disa herë me e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.

LUANI-Para se të veproni mendohuni disa herë gjatë kësaj jave sepse përndryshe mund të gaboni dhe do shkatërroni çdo gjë. Për ju të dashuruarit kjo periudhë do fillojë me qetësi, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Herë pas here do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëni sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë mund të arrini çdo gjë që dëshironi. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni në forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.

VIRGJËRESHA-Hëna do ndikojë negativisht tek jeta juaj gjatë kësaj jave dhe ndonjëherë do ju bëjë të ndiheni keq. Nuk do keni asnjë dëshirë për të vepruar. Ju të dashuruarit nuk do keni një jetë ashtu si e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Do preferoni më tepë aventurat kalimtare që do iu sjellin kënaqësi pafund. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mire të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungoje energjia. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses.


PESHORJA-Përqendrohuni tek objektivat tuaja gjatë kësaj jave dhe mos e humbisni shpresën asnjëherë. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marrë vendime të menjëhershme. Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju. Duroni edhe pak me shume. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mundojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.

AKREPI-Këtë javë do ju rikthehet buzëqeshja dhe harmonia në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mire të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lire për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.

SHIGJETARI-Shfrytëzojeni në maksimum çdo moment gjatë kësaj jave dhe bëni atë që do ndieni. Po u treguat bujarë dhe nga ana tjetër serioze në punë çdo gjë do ju realizohet si e keni menduar. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një javë shumë pasiononte dhe me dëshira pak ekstreme. Nëse ju japin kënaqësi mos e privoni veten. Do keni shumë imagjinatë. Ju beqarët do keni një javë të mbushur plot me takime. Mund të mos ketë dashuri të vërtetë, por shumë aventura të këndshme. Me paratë duhet të tregoheni të matur. Mos jepni hua sepse do mbeteni edhe për vete keq. Shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do jeni në ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këshillohuni me mjekët për çdo problem. Këmbëngulja në pune do ju bëjë te arrini ato që doni.

BRICJAPI-Këtë javë nuk duhet t’i përshpejtoni aspak gjërat sepse do futeni në rrugë të gabuara. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të shqetësoheni aspak sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e mrekullueshme. Ju beqarët do afroheni akoma më shumë me disa persona që keni pëlqyer prej kohesh dhe do siguroheni se ata janë të duhurit. Për financat do jetë një javë e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe në vështirësi për të kryer shpenzimet. Për shëndet akoma më të mire duhet të lini sa më parë duhanin, të ushqeheni mirë dhe të mos neglizhoni aktivitetin fizik. Në punë nuk do ju dalë asnjë lloj problemi, kështu që çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve.

UJORI-Këtë javë do mundoheni të vendosni ekuilibrin dhe qetësinë në jetën dhe me pak mundim do ja dilni mbanë. Nëse jeni në një lidhje dhe partneri është autoritar do e keni paksa më të vështirë, por jo të pamundur. Mos u dorëzoni asnjë çast. Ju beqarët do keni gjithë kohës njohje të reja, por takimi vendimtar do ndodhë ditën e enjte. Duhet t’i bëni sytë katër sepse ai do vijë prej nga nuk e prisni. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mjaftueshëm për gjërat që do ju nevojiten më tepër. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk do jete aspak e keqe. Edhe ata qe kane pasur shqetësime së fundmi do ndihen më mirë. Në punë nuk do jeni të motivuar dhe mezi do i shtyni orët. Vetëm pas të enjtes gjërat do fillojnë të ndryshojnë disi.

PESHQIT-Këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të qetë. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjellë debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë. Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse personat interesante mund të shfaqen papritur. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme. Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë javë do jete i garantuar.