BREAKING NEWS

Plagoset polici dhe dy persona të tjerë në Pogradec

Plagoset polici dhe dy persona të tjerë në Pogradec
x

Lifestyle

Bëri dush me lentet e kontaktit vënë, 29-vjeçari humb shikimin

Bëri dush me lentet e kontaktit vënë, 29-vjeçari humb

Të gjithë ata që mbajnë lente kontakti e dinë shumë mirë që përpara dushit duhet t’i heqin. Por, Nick Humphreys e mori mësimin në mënyrën më të keqe të mundshme.

29-vjeçari nga Shropshire ka humbur shikimin në syrin e djathë dhe tashmë i duhet të bëjnë një operacion në sy, pasi një parazit arriti që të futej në syrin e tij.

Mjekët i thanë Nick-ut se shkak për verbimin e syrit ishin bërë lentet e kontaktit të cilat ai i kishte mbajtur vënë ndërsa bënte dush, shkruan joq.

Duke folur për incidentin që i kushtoi shikimin, Humphreys tregon:

Mendova se nuk do të ishte problem. Kurrë nuk më kishin thënë që nuk duhet t’i mbaj lentet në dush. Nuk kishte asnjë paralajmërim as te paketimi ndërsa okulisti s’ma kishte përmendur ndonjë herë si rrezik.”

29-vjeçari ka marrë AK, një parazit që mund të kalojë nga uji në sy.