Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Biznesmeni i dashuruar i jep 180 mijë paund 37-vjeçares, por i ikën mendja pasi zbulon çfarë i kishte bërë

Postuar: 11/02/2019 - 21:15

 Një biznesmen anglez në fushën e hidrokarbureve i kishte dhuruar 180 mijë Paund një gruaje 37-vjeçare me të cilën ishte njohur në “Tinder”, aplikacion që shërben për të krijuar lidhje me persona të tjerë.

Marcel Kooter 57 vjeç kishte ndjenja për 37-vjeçaren dhe për këtë arsye i kishte transferuar në llogari shumën e parave. Ata u njohën në Shkurt të vitit 2017, por tani 57-vjeçari ka fituar gjyqin për t’i marrë mbrapsht paratë që i kishte dhënë 37-vjeçares së quajtur Manuela Radeva.

Ai kishte zbuluar se ajo ishte martuar me një burrë tjetër vetëm pak javë përpara se të takoheshin. E megjithatë, 37-vjeçarja mbajti marrëdhënie prej 9 muajsh me biznesmenin, të cilit i kishte shkuar dhe në shtëpi.  Biznesmeni i tha gjykatës se ai ishte mashtruar nga gruaja, i cili pohoi se Manuela i ishte prezantuar si bankiere në fushën e investimeve.

Për këtë arsye ai i kishte transferuar asaj në llogari 180 mijë Paund, e cila ia kishte kërkuar si borxh për t’i investuar. Por, 57-vjeçari kishte zbuluar se edhe për profesionin, Manuela e kishte gënjyer. Në Gjykatë, 37-vjeçarja me origjinë nga Bullgaria pranoi se kishte qenë e martuar, por shtoi se me bashkëshortin është ndarë në mënyrë miqësore dhe jo me dokumente dhe e konsideronte veten beqare.

Trupi gjykues dëgjoi gjithashtu dëshmi se gjatë 9 muajve që biznesmeni dhe 37-vjeçarja mbanin kontakte, kishin udhëtuar dhe kishin qëndruar në hotele luksoze. Marcel Kooter tha se kishte shpenzuar mijëra Paund për t’i blerë dhurata 37-vjeçares. Kurse Manuela pranoi se shuma prej 180 mijë Paund u transferua në llogarinë e saj gjatë periudhës që mbante kontakte me biznesmenin, dhe shtoi se një pjesë të këtyre parave e ka shpenzuar duke investuar në monedhën virtuale Bitcoin dhe duke paguar shpenzime të tjera të jetës së tyre si çift. Sa i përket profesionit, 37-vjeçarja i tha gjykatës se nuk kishte bërë asnjë veprim që biznesmeni të nënkuptonte se ajo është investitore, por theksoi se këtë fushë e ka vetëm pasion. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 20:34

Kur është fjala për seksin, të gjithë ndoshta i bëjnë të njëjtën pyetje vetes, por rrallë e thonë me zë të lartë: Sa seks duhet të bësh që të jetë mjaftueshëm? Çfarë është “normale”?

Postuar: 22/08/2019 - 20:07

Një adoleshente rumune e cili dyshohet se ka shitur virgjërinë e saj në internet, ka pohuar se hi

Postuar: 22/08/2019 - 19:41

Amanda Gryce vuan nga një çrregullim i rrallë, i cili i shkakton 50 orgazma në ditë.

Postuar: 22/08/2019 - 15:55

Pavarësisht sa tip influencues ose dominues jeni, jo me çdokënd mund t’ia dilni.