BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Lifestyle

Burri kërcënon të shkojë të bëjë pazar me pushkë, ndërhyn policia dhe bën gjestin që preku gjithë qytetin

Burri kërcënon të shkojë të bëjë pazar me

I mërzitur, pa para për të blerë ushqime për familjen e tij, një burrë kërcënoi do të shkonte në supermarket i armatosur me pushkë. Ndërhynë xhandarët, të cilët së pari e penguan burrin të kryente një marrëzi dhe më pas paguan faturën për të. Ngjarja ndodhi në Valfleury, një fshat me 700 banorë në rajonin e Loire, në qendër të Francës. Dhe ishin pikërisht xhandarët që kishin ndihmuar burrin ta postonte ngjarjen në mediat sociale.

Xhandarët u thirrën nga një punonjës social, i cili kishte kohë që kishte lidhje me babanë e familjes në kushte të këqija ekonomike dhe kriza prej koronavirusit e përkeqësoi më shumë. Ai kishte dëgjuar burrin, i cili jeton me gruan e tij dhe djalin 10-vjeçar, duke folur me këmbëngulje për planin e tij për të shkuar në supermarket me pushkë, duke mos pasur më asnjë euro të vetme.

48-vjeçari punon si tregtar rruge dhe bllokimi prej mbylljes së përgjithshme për të frenuar pandeminë bëri që ai mos të kishte asnjë mundësi për të punuar. Tashmë që historia u publikua është mobilizuar e gjithë xhandarmëria dhe punonjësit socialë për ta ndihmuar.