Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Burri me dy të dashura: Marrëdhënia jonë nuk ka rregulla, ja si funksionon

Postuar: 22/09/2018 - 22:13

“Marrëdhënia jonë nuk ka rregulla”, kështu është shprehur një “treshe” nga Kalifornia e cila ka zbuluar se përveçse shijojnë seksin mes tyre, iu pëlqen të provojnë edhe me gra të tjera.

31-vjeçari Jimmy Silva, 29-vjeçarja Chacha Va Voom dhe Summer Pelltier 25 vjeçe, janë bashkë që në vitin 2012 dhe kanë në plan që të martohen e të kenë fëmijë.

Që në momentin që janë takuar, ata janë bërë të pandashëm dhe tani janë shumë të dashuruar. Ata gjithashtu vendosën që të jenë një çift i hapur, që do të thotë që të tre të kenë mundësinë për njohje të reja, për aq kohë sa janë të sinqertë me njëri-tjetrin.

Shpeshherë marrin femra të tjera në shtëpi për të kryer marrëdhënie. Kjo gjë bëhet gjithmonë me aprovimin e të treve.

“Marrëdhënia jonë nuk ka rregulla. Ne duhemi, kryejmë marrëdhënie, kapim duart dhe mundohemi të mos vendosim limite. Kryejmë seks bashkë, por e shijojmë më shumë kur jemi të tre”, tha Jimmy.

“Nëse një vajzë na pëlqen që të treve, dhe ne pëlqejmë atë, atëherë lëmë takime me të. Ju mund të jetoni të lumtur dhe të shijoni fantazinë çdo ditë”, shton ai.

Ndërsa Chacha është shprehur: “E kam ditur gjithmonë se do të dua më shumë se një person, nuk e dija se si quhej, por e dija se ishte lumturi”.

“Që kur isha e re, isha e tërhequr nga femrat. Gjithmonë kam menduar se njerëzve nuk u interesonte për mua dhe se nuk më donin. Të jesh në një lidhje treshe do të thotë që nuk je asnjëherë vetëm. Kam gjithmonë dikë që të rri dhe se jam e dashuruar”, ka thënë Summer.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/12/2018 - 23:11

 Në këtë artikull do zbuloni diçka më shumë rreth vetes përmes celularit, më saktë mënyrës se si e mbani dhe përdorni atë.

Postuar: 16/12/2018 - 22:49

 Përse të gjithë duan të punojnë tek Google.

Postuar: 16/12/2018 - 22:44

Viti 2019 është në prag, mësoni se çfarë ju ka rezervuar fati përmes leximit të yjeve.

Postuar: 16/12/2018 - 21:16

Një foto festive e një pirgu me dhurata po i bën njerëzit e internetit që të picërrojnë sytë.

Postuar: 16/12/2018 - 21:01

Tinder, aplikacioni më i famshëm i takimeve, publikoi se cilat janë preferencat, sa i përket aspe

Postuar: 16/12/2018 - 20:53

Nëse keni qenë ndonjëherë në palestër, me siguri keni parë disa persona që shkelin rregullat e mi

Postuar: 16/12/2018 - 17:54

 Dashi: Nëse partneri juaj është në shenjën e Dashit ai është i vendosur dhe dëshiron të jet