Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë parashikojnë yjet sot për ju?

Postuar: 19/05/2019 - 08:57

Ky është horoskopi për ditën e diel, 19 maj 2019 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Yjet këshillojnë që të kaloni një ditë të bukur relaksi. Gjatë kësaj të diele janë mjaft të favorshme takimet dhe raportet ndërpersonale. Kush ka menduar më shumë për punën kohëve të fundit, do të ketë rikuperim sa i takon jetës private, duke kaluar më shumë kohë me njerëzit që kanë përzemër.

Demi

Gjatë ditëve të fundit keni vuajtur për shkak të mungesës së energjisë, e cila ka bërë që të mos jeni në formë. Tashmë duhet të mundoheni që të jeni protagonistë. Saturni, Venusi dhe Dielli do të kenë ndikim të mirë në jetën tuaj, duke ju ndriçuar rrugën. Parashikohet një periudhë e lumtur edhe sa i takon ndjenjave. Kush ndjen se ka në krahë njeriun e duhur, mund të hedhë një hap më shumë drejt zyrtarizimit.

Binjakët

Kjo e diel do të jetë një nga ato, kur nuk do të keni shumë dëshirë për tu ngritur nga shtrati. Ndoshta jeni të shqetësuar për shumë gjëra, ose për shkak të takimeve të shumta që ju presin. Është një ditë gjatë së cilës këshillohet një relaks i shëndetshëm. Nëse në raportin në çift keni kaluar momente tensioni, ka ardhur momenti për tu çliruar. Mund të ketë ndonjë vonesë të papritur, e cila kërkon shumë durim.

Gaforrja

Horoskopi i Paolo Fox thotë se ka ardhur momenti për të riparë ndonjë marrëveshje të arritur. Disa prej jush do të jenë në kërkim të një kthese të rëndësishme, duke pasur dëshirë për të dalë nga monotonia. Ndikimi i kundërt i Saturnit, do ju detyrojë që të jeni të matur lidhur me disa shpenzime, për shkak se situata financiare nuk paraqitet aspak e mirë. Ky është momenti i duhur edhe për të vënë në provë një raport në çift. Në këtë moment, veçanërisht meshkujt, janë të tërhequr nga dëshira për të tradhtuar.

Luani

Lidhjet e komplikuara të cilat kanë kaluar një periudhë të vështirë, mund të shkojnë drejt fundit, për shkak se do të jeni në kërkim të më shumë sigurie nga njeriu që keni pranë. Keni frikë nga disa zhgënjime të jetuara në të kaluarën, ndaj bëni kujdes që të shmangni emocionet negative. Në punë keni ndërmend një projekt ambicioz, i cili mund të kërkojë ndonjë sakrificë ekonomike. Peshoni mirë çdo gjë, para se të veproni.

Virgjëresha

Gjatë kësaj të diele mund të mos jeni në humorin e duhur, sidomos ata që kanë një punë të tyren, të cilët duhet të punojnë më shumë. Do të mendojnë vazhdimisht se çfarë mund të përmirësojnë më shumë. Megjithatë mundohuni të gjeni pak kohë për të marrë me të mirë veten tuaj dhe për të bërë gjërat që ju pëlqejnë.

Peshorja

Parashikohet një afrim për çiftet të cilat janë përballur me diskutime dhe kriza, ku do të ketë diçka më shumë sa i takon fushës së ndjenjave. Është një periudhë e shoqëruar me ankth lidhur me gjërat që nuk funksionojnë dhe do ju duhet të përvishni mëngët për të përmirësuar situatën.

Akrepi

Do të keni pritshmëri të larta, duke iu besuar personave të tjerë, por rrezikoni që të mbeteni të zhgënjyer. Duhet të mundoheni që të shkarkoni tensionin dhe të jetoni ditë pas dite. Në lidhjet e reja situata do të jetë e luhatur, ndaj duhet të reflektoni shumë. Në vendin e punës keni dëshirë për diçka më shumë, por që për momentin nuk është e mundur.

Shigjetari

Ndikimi i Neptunit do t’iu mbajë nën kontroll në mënyrë që të mos bëni premtime që nuk i mbani dot, shkruan noa.al. Nëse jeni të përfshirë nga dyshime, merrni më shumë kohë dhe mos u nxitoni në marrjen e vendimeve.

Bricjapi

Ndikimi i kundërt i Hënës dhe Venusit mund të krijojë debate mes jush dhe personave që keni pranë. “I di të gjitha”, nuk është shprehja që ju shkon gjatë kësaj dite, ndaj tregohuni të kujdesshëm.

Ujori

Ndikimi i Hënës dhe Venusit, do ju shtyjë që të bëni deklarata pasionante lidhur me një person special, çka do të nxjerrë në pah ndjenjat tuaja. Por si për habi, rezultati që do të merrni do të jetë mjaft i kënaqshëm.

Peshqit

Hëna, Venusi dhe Urani do ju bëjnë tejet provokues, sidomos në sferën emocionale. Do të jeni ju që do të përdorni hijeshinë tuaj, duke bërë për vete shumë njerëz.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 15:42

Një mësues nga fshati Greme e Komunës së Ferizaj shihet duke dhunuar në orë të mësimit një nxënës me shpulla.

Postuar: 17/09/2019 - 09:08

Jo të gjithë miqtë me përfitime janë aq me fat sa të bien në dashuri, kështu që shijoni momentin.

Postuar: 16/09/2019 - 15:57

Një nënë me tre fëmijë ka kaluar më shumë se tre javë në spital dhe ra në koma pasi iu shfaq sëmu

Postuar: 16/09/2019 - 15:36

Një mëngjes të hëne një grua në Oregon doli jashtë për një moment dhe pastaj ia mbathi me të katë

Postuar: 16/09/2019 - 13:56

Çfarë ka parashikuar kjo javë e shtatorit për ju?

Postuar: 16/09/2019 - 11:53

Një ngjarje që duket e pabesueshme, por është e vërtetë.