BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Lifestyle

Çifti më i vjetër në botë merr rekord Guinness, ja çfarë moshe kanë

Çifti më i vjetër në botë merr rekord Guinness,  ja

Masao Matsumoto, 108 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Miyako Matsumoto, 100, tani mbajnë rekordin botëror të Guinness për të qenë çifti më i vjetër në botë.Ata ndajnë një moshë të kombinuar prej mbi 208 vjetësh. Çifti banon në Japoni dhe janë martuar që nga 20 tetori i vitit 1937.

Së bashku kanë pesë fëmijë, të gjitha vajza dhe 13 nipër e mbesa.Rekordi i tyre është konfirmuar nga Rekordet Botërore të Guinness.Masao dhe Miyako kanë arritur që të kenë një martesë të sukseshme prej 80 vitesh.
Ndërsa 100 vjeçarja ka zbuluar dhe sekretin e jetëgjatësisë së martesës së tyre.
 
"Jam shumë e kënaqur. Është falë durimit tim, vërtetë,"-tha ajo për Reuters.
 
Matsumotos nuk arritën kurrë që të bënin një dasmë pasi Japonia hyri në luftë dhe Masao u dërgua jashtë shtetit si një ushtar.Por kjo nuk ishte pengesë për të patur një familje të madhe.
 
"Ata kanë hyrë në kapitullin e fundit të jetës së tyre. Ishte një nder për ta që ta merrnin këtë çmim. Do të doja që ata të vazhdonin të një jetë në paqe,"-tha vajza e tyre Hiromi.