BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Lifestyle

"Dashuri- urrejtje"/ Si i përdorin shenjat e horoskopit rrjetet sociale dhe kush e priti më keq “zhdukjen” e Instagram, Facebook dhe WhatssApp

"Dashuri- urrejtje"/ Si i përdorin shenjat e horoskopit rrjetet

Jetojmë në epokën e teknologjisë, dhe doni apo s’doni ju dita nis me një vëzhgim të shpejtë në Instagram, Facebook apo WhatsApp. E sidomos mëngjesin e sotëm që një pjesë e mirë janë zgjuar me kuriozitetin nëse aksesojnë dot në këto 3 rrjete sociale të cilat pësuan “blackout” global për më shumë se gjashtë orë ditën e djeshme.

Dëshira për të ndarë sa më shumë gjëra me të tjerët varet edhe nga shenja e horoskopit. Zbuloni më poshtë si ndikojnë yjet në marrëdhënien që keni me rrjetet sociale dhe kush e përjetoi më keq situatën e djeshme.

DASHI: Dashi është një nga shenjat më egocentrike të zodiakut, ndaj nuk është aspak çudi që publikon shumë selfie dhe video në ditë. Epo, si mund të bjerë ndryshe në sy?

DEMI: Të lindurit në këtë shenjë kanë shumë vetëbesim, ndaj nuk e kanë të nevojshme të marrin miratimin e të tjerëve, për t’u ndjerë mirë me veten. Në përgjithësi u pëlqen të postojnë foto dhe video që lidhen me punën dhe udhëtimet.

BINJAKËT: Marrëdhënia e Binjakëve me rrjetet sociale është një marrëdhënie dashuri-urrejtjeje. Nga njëra anë duan të tërheqin vëmendjen e të tjerëve, ndërsa nga ana tjetër kanë frikë se mos paragjykohen nga ajo që postojnë.

GAFORRJA: Sipas Gaforres, rrjetet sociale janë thjesht humbje kohe, megjithatë asgjë nuk e pengon t’ju kthejë përgjigje me shpejtësinë e erës, të postojë foto dhe video!

LUANI: Luani dëshiron të jetë i pari në gjithçka, përfshirë këtu edhe rrjetet sociale. Nuk mund të lëmë pa përmendur se është shenja më e përditësuar lidhur me fjalën e fundit të teknologjisë, programet e reja etj dhe prandaj është një ndër shenjat që e përjetoi më keq rënien për shumë orë të rrjeteve sociale ditën e djeshme. Megjithatë çuditërisht nuk i pëlqen të tregojë gjëra nga vetja, por të komentojë tek të tjerët.

VIRGJËRESHA: E mbani mend herën e fundit kur keni ndërruar foton e profilit në Facebook? Duhet të ketë ndodhur vite më parë, pasi Virgjëreshës nuk i interesojnë aspak rrjetet sociale. Nuk varet prej tyre dhe mendon se mund të ‘’mbijetojë’’ në një botë pa folloëers, likes dhe komente. Lum si ajo!

PESHORJA: Për Peshoren ka vërtetë rëndësi të shijojë momentin me njerëzit që ka pranë, dhe jo me të panjohur në rrjete sociale. Poston shumë rrallë dhe i përdor ato kryesisht si mjete komunikimi me njerëzit që janë larg.

AKREPI: Akrepi është një përdorues i heshtur i rrjeteve sociale. Nuk poston asgjë për veten, por di thuajse gjithçka për të tjerët. Kjo është mënyra e tij për të studiuar’’prenë’’ e radhës. SHIGJETARI: Shigjetari nuk guxon kurrë të postojë një foto të thjeshtë nga zyra, apo teksa pi një gotë verë me miq. Fotografitë e tij duhet të jenë të çmendura njëlloj si aventurat që bën, dhe të marrin sa më shumë komente pozitive.

BRICJAPI: Bricjapi e ka shumë të qartë kufirin mes jetës reale dhe asaj virtuale. Në përgjithësi i përdor rrjetet sociale për të ndarë pasionet e tij, ose arritjet në punë.

UJORI: Ujori nuk i ka marrëdhëniet mirë me telefonin, imagjinoni me rrjetet sociale. Nuk i pëlqen aspak të ndajë përditshmërinë e tij me të tjerët, t’u përgjigjet mesazheve e komenteve të tyre, apo t’u ”kthejë qokën” siç ndodh rëndomtë.

PESHQIT: Peshqit janë ëndërrimtarë të pavdekshëm e romantikë të lindur, ndaj nuk është habi që në fotot e tyre të shihni imazhe çiftesh të dashuruara, perëndim dielli etj. Nuk janë të varur prej rrjeteve sociale, por herë pas here i përdorin për të shprehur emocionet e tyre.