BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Lifestyle

Dasmë në kohën e koronavirusit, ja se si do të zhvillohen në Angli në kushte karantine

Dasmë në kohën e koronavirusit, ja se si do të zhvillohen

Janë të shumtë ata që e kanë shtyrë dasmën për një moment të mëvonshëm, kur të mbarojë pandemia, për të gëzuar ashtu siç duhet me familjarët dhe miqtë. Por ka dhe nga ata që s’presin dot dhe këtë kategori ka kushte për t’u martuar.

Numri i personave në një dasmë në Angli, në kishë, gjatë krizës së koronavirusit, do të kufizohet me vetëm pesë persona.

Sipas rregullave të kishës, të pranishëm do të jenë vetëm prifti, nusja, dhëndri dhe dy dëshmitarë.

“Numri i personave në kishë do të jetë i kufizuar, mirëpo të afërmit ose miqtë e familjes mund të ndjekin ceremoninë përmes “Skype”-it”, bënë të ditur nga Kisha e Anglisë.

“Përveç nuses dhe dhëndërit, distanca fizike duhet të respektohet sa është e mundur”, u shprehën ata.

“Prifti nuk ka pse të prek unazat për t’i bekuar ata, as nuk duhet të prekë duart e çiftit si pjesë e një lutje ose bekimi, kështu që është e mundur që shërbimi të vazhdojë me parime kufizuara”, është thënë më tej.