BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Lifestyle

Dhëndri i ardhshëm tmerrohet nga tradita martesore e familjes së të fejuarës, ia mbath nga sytë këmbët

Dhëndri i ardhshëm tmerrohet nga tradita martesore e familjes së

Dy të rinj britanikë caktuan ditën e dasmës për vitin tjetër dhe tepër të lumtur për eventin kanë nisur planifikimet për ceremoninë martesore.

Djaloshi 23-vjeçar tha se vajza ka një familje shumë të dashur dhe shkon shumë mirë me ta, por ndërsa janë ndezur diskutimet për ceremoninë, kushërinjtë e saj i zbuluan një sekret familjar, që e la të shtangur.

Djali mësoi se në natën e parë të martesës çifti nuk prenoton një suitë në një hotel, por qëndron në shtëpinë e prindërve të vajzës, kur futen në dhomën e madhe dhe konsumojnë martesën. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të çuditshme. Por, djali u tmerrua kur mësoi se e gjithë familja e vajzës pret jashtë derës dhe kur çifti del nga dhoma ata e duartrokasin, ndërsa çarçafët i merr e ëma e nuses dhe i ruan në një sënduk.

Kaq donte djali dhe refuzoi kategorikisht ta vazhdonte traditën familjare prej dekadash, madje për momentin ia ka mbathur nga sytë këmbët.