BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Lifestyle

Për disa lajme të mira e për të tjerë do ketë vështirësi, njihuni me horoskopin javor sipas Paolo Fox

Për disa lajme të mira e për të tjerë do ketë

Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të jetë kjo javë për të lindurit e çdo shenje.

Dashi: Qëndroni larg provokimeve! Përqendrohuni në jetën tuaj si çift dhe bëni çdo përpjekje për të parandaluar çdo konflikt të mundshëm. Gjithashtu yjet ju këshillojnë të kaloni kohë në shoqërinë e njerëzve që doni, gjë e cila do t’ju ndihmojë të gjeni qetësinë shpirtërore që ju ka munguar prej kohësh. Në punë, situata do të përmirësohet ndjeshëm dhe do të keni një shans të artë për të arritur qëllime të rëndësishme. Megjithatë, tregohuni të kujdesshëm të mos shpërqëndroheni nga objektivat tuaja nga stimuj të tjerë, pasi kjo gjë do të rrezikonte zbatimin e angazhimeve të caktuara. Përpiquni të shmagni qëndrimet e panevojshme dhe sigurohuni që të konsolidoni rezultatet tuaja.

Demi: Këtë javë jeni në pritje të diçkaje ose një vendimi të rëndësishëm, por një ndjesi padurimi mund t’ju mbërthejë papritmas. Fatkeqësisht, do ta keni të vështirë për t’i shpëtuar rutinës. Planifikoni nga fundjava një darkë me miqtë, familjes, ose partnerin/parnteren tuaj. Do të keni mundësinë për të ringjallur marrëdhënien tuaj. Jupiteri do të jetë në anën tuaj! Kjo javë do të jetë me fat për beqarët. Në punë, mund t’ju jepet liri e madhe veprimi, e cila do t’ju bëjë të vlerësoni më tepër veten tuaj. Shfrytëzojeni këtë mundësi të shkëlqyer që të bëni gjithçka që dëshironi. Megjithatë, mos harroni që ka rregulla që duhen respektuar, gjë të cilët s’duhet ta nënvlerësoni. Gjithmonë ka kufij që s’duhen kaluar. Kjo do të jetë mundësia e duhur për të treguar se jeni në gjendje të merrni përgjegjësi.

Binjakët: Yjet parashikojnë që këtë javë do të jeni të prirur për t’u treguar më shumë mirëkuptues se zakonisht. Por kini kujdes sepse dikush mund të përfitojë nga mirësia juaj. Do të jeni në një gjendje pozitive astrologjika, e cila do t’ju ndihmojë për të forcuar lidhjet tuaja. Mos jini shumë impulsivë në dashuri, veçanërisht nëse keni pak kohë jeni lidhur. Mos harroni se ndonjëherë është më mirë të “pushtosh” sesa të ndërtosh. Periudhë pozitive në aspektin profesional. Në muajin dhjetor mund të merrni një ofertë të shkëlqyer pune, që zor se do ta refuzonit. Përfitoni nga kjo periudhë qetësie për të vendosur qëllime të reja dhe për të forcuar pozicionin tuaj. Këtë javë duhet të përfitoni nga Venusi, planeti i lumturisë dhge mirëqenies. Kjo do të thotë se nëse keni pasur konflikte të mëparshme, ato do të zgjidhen së shpejti.

Gaforrja: Çiftet do të përpiqen për të konsoliduar lidhjen e tyre. Të dy partnerët do të punojnë së bashku dhe do të planifikojnë projekte familjare për të ardhmen. Venusi do t’ju ??bëjë të kaloni momente shumë të këndshme. Ata që janë beqarë mund të kenë një takim të këndshëm gjatë kësaj jave. Në aspektin profesional mund të mbështeteni në pozicionin favorizues të Jupiterit karshi shenjës tuaj. Kjo do të thotë se më në fund do të keni mundësi interesante në punën tuaj. Por kini kujdes që të mos e teproni, madje mund të ekspozoni veten shumë,  mbase në një mënyrë të gabuar, e cila mund t’i ndërlikojë shanset tuaja për sukses.

Luani: Falë pozicionit favorizues të Diellit, do të keni mundësinë të përmirësoni marrëdhënien tuaj me partnerin/partneren. Momente entuziazmi do t’ju shoqërojnë gjatë kësaj jave në aspektin sentimental. Beqarët këshillohen që të tregohen më të rezervuar në njohjet e reja. Ata që janë beqarë mund të ndihen të pasigurtë për të hedhur një hap të ri, për shkak të frikës nga zhgënjimi. Nëse nuk jeni të bindur plotësisht, më mirë mos ndërmerrni hapa për të cilët mund të pendoheni. Në punë do të jepni maksimumin tuaj, për shkak të ndikimit pozitiv të Uranit. Ju jeni efikas, pragmatikë dhe të organizuar dhe do të keni burimet e duhura për të realizuar projektet tuaja. Por kini kujdes sepse për shkak të lodhjes së akumuluar, mund ta keni të vështirë të përqendroheni në problemet e vështira. Në momentet kur keni pasiguri, mos hezitoni të ndaleni një çast, ose kërkoni ndihmën e një personi të besuar.

Virgjëresha: Dielli do t’ju japë magnetizëm dhe një karizëm që do ta bëjë hijeshinë tuaj të parezistueshme. Kjo javë do të jenë shumë intriguese për beqarët që kërkojnë shpirtin e tyre binjak. Ndërsa ata që janë në çifte duhet të rezistojnë ndaj disa provokimeve! Ekziston një gjendje pozitive astrologjike, sa i përket marrëdhënieve ndërnjerëzore. Disa pengesa që kanë ngadalësuar progresin tuaj në punë, do të zhduken brenda javës. Yjet parashikojnë rezultate të rëndësishme në aspektin profesional, ku mund të keni liri t ë madhe veprimi dhe kërkesa e llogarisë nga eprorët ndaj jush do të reduktohet ndjeshëm. Kjo gjë do t’ju japë më shumë siguri tek vetja, saqë mund të ndërmerrni disa rreziqe shtesë për t’u përfshirë në sektorë të rinj.

Peshorja: Me Hënën dhe Venusin krah shenjës tuaj, kjo javë pritet t’ju ofrojë mundësi të arta në dashuri. Kjo periudhë është veçanërisht interesante për beqarët, dhe për ata që kanë krijuar një lidhje sentimentale kohët e fundit. Nëse dikush e bën zemrën tuaj të rrihet, mos kini frikë t’ja shprehni ndjenjat tuaja. Një qëndrim shumë i largët mund të dekurajojë edhe ata që janë afër jush. Do të ishte e pafalshme të humbisni një mundësi për të qenë të lumtur. Aspekti profesional mund të përmirësohet gjatë ditëve të ardhshme falë pozicionit të favorshëm të Mërkurit. Mund të shpëtoni nga ndonjë përgjegjësi e madhe në punë, që ju është shndërruar në një barrë të rëndë. Ose do të merrni një rezultate nga një projekt, për të cilin keni një kohë të gjatë që po angazhoheni. Lajme të mira dhe për ata që janë në kërkim të një pune të re.

Akrepi: Ata që janë çift dhe kanë pasur tensione në marrëdhëniet me partnerin/partneren kohët e fundit, do të kenë mundësi për t’i zgjidhur së bashku problemet që kanë. Urani në shenjën tuaj gjithashtu do t’ju lejojë të përmirësoni disa marrëdhënie që i konsideroni të rëndësishme. Në vendin e punës, do t’ju kërkohet të punoni shumë gjatë ditëve të ardhshme. Kjo për shkak se ditët e fundit keni treguar produktivitet të lartë në punë. Yjet ju këshilloni të kërkoni rritje page ose rritje në detyrë. Shfrytëzojeni fundjavën për t’u relaksuar, pasi lodhja e tepërt mund të ndikojë negativisht tek ju.

Shigjetari: Këtë javë jeni të prirur të jeni kritikë ndaj vetes dhe të tjerëve përreth. Kjo për shkak të ndikimit jo-favorizues të Mërkurit në shenjën tuaj, i cili mund të ndikojë edhe në raportet sentimentale, ku ata që janë çift mund të përballen me situata të komplikuara. Nëse partneri/partnerja juaj është mirëkuptues/e gjithmonë ndaj jush, ai/ajo do të pranojë qëndrimet tuaja dhe do të jetë i/e hapur ndaj jush për dialog. Një histori e lindur kohët e fundit, mund të bëhet e rëndësishme. Në punë, do të keni entuziazëm dhe guxim të mjaftueshëm për të ndërmarrë projekte të reja dhe për të ndjekur ide interesante. Por kini kujdes që të mos harxhoni shumë energji, pasi rrezikoni të mos bëni asgjë.

Bricjapi: Nevoja për më shumë liri po rritet tek ju nga dita në ditë. Ju jeni duke u përpjekur të “çliroheni “nga disa kufizme që ua kanë sjellë në majë të hundës. Ky qëndrim juaji mund të shkaktojë konflikte në aspektin sentimental. Edhe nëse partneri përpiqet të jetë mirëkuptues, mund të shkoni përtej kufijve dhe të ekzagjeroni, ndaj tregohuni të kujdesshëm. Ata që janë beqarë mund të jenë në dilemë. Përpiquni ta përqëndroni vëmendjen tuaj tek një person, përndryshe rrezikoni të jepni gjykime tepër të nxituara për të tjerët. Në vendin e punës po përjetoni një periudhë shumë aktive, ku pritet të ketë zhvillime të reja. Nëse aftësitë tuaja janë nënvlerësuar deri më tani, situata po ndryshon për mirë. Mos hezitoni të propozoni projekte ambicioze për kolegët dhe eprorët, të cilët me siguri do të marrin parasysh angazhimin tuaj.

Ujori: Yjet ju këshillojnë t’i kushtoni vëmendje të veçantë disa tensioneve që kërcënojnë raportin tuaj me partnerin/partneren. Për shkak të kundërshtimit të Uranit, ju do të refuzoni të bëni kompromis. Por kujdes, pasi partneri/partnerja juaj nuk do t’ju tolerojë! Përpiquni të shmangni konfliktet, përndryshe rrezikoni të prishni disa ekuilibra, për vendosjen e të cilëve ju është dashur një kohë e gjatë. Megjithatë, do të keni mundësinë të bëni ndryshime dhe të rivendosni harmoninë në marrëdhëniet tuaja. Ata që janë beqarë do të jenë në gjendje të lënë pas zhgënjimet e kohëve të fundit dhe do të jenë në kërkim të një partneri/partereje. Sa i përket aspektit profesiona, rrethanat e deritanishme do të jenë të favorshme për suksesin tuaj. Yjet do t’ju mbrojnë dhe lehtësojnë të gjitha iniciativat tuaja. Prandaj do të keni çdo arsye për të qenë optimistë.

Peshqit: Këtë javë marrëdhëniet tuaja do të marrin një kthesë pozitive. Do të ketë një periudhë pozitive në dashuri në të gjitha nivelet: sentimentale, intelektuale, sensuale. Nuk do të keni ankesa për partnerin/partneren tuaj dhe nuk do të pendoheni që jeni me të. Pak erotizëm do t’ju bënte mirë për ta konsoliduar më tej raportin tuaj me partnerin/partneren. Për ata që janë beqarë, mund të ketë njohje të reja që nuk duhet të nënvlerësohen. Sa i përket aspektit profesional, duhet të tregoheni të durueshëm. Do të bëni progres ngadalë por me siguri do i realizoni qëllimet tuaja. Për të minimizuar rrezikun e falimentimit, duhet të merrni disa vendime të rëndësishme, vetëm pasi t’i marrë në konsideratë të gjitha opsionet e mundshme që keni. Kështu do të keni mundësi të ndërtoni një themel të fortë në aspektin tuaj profesional. Megjithatë, nuk duhet të hezitoni të ndërmerrni zgjedhje të guximshme, pasi mund të humbni disa mundësi interesante.