Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Lifestyle

Dita Ndërkombëtare e Lumturisë, në një periudhë jo shumë të lumtur

Dita Ndërkombëtare e Lumturisë, në një periudhë jo

20 marsi është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë, e cila këtë vit përkon me një periudhë jo shumë të lumtur. Njerëzit anembanë globit janë të drobitur nga ky virus i mallkuar që ka hedhur rrënjë kudo në botë.

Në korrik 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara adoptoi një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.

Sipas OKB-së, për të rritur lumturinë globale, zhvillimi ekonomik duhet të shoqërohet me mirëqenien sociale dhe mjedisore.

Lumturia është një objektiv themelor i njeriut dhe shumë organizata u bëjnë thirrje vendeve për të hartuar politika publike në mënyrë që të përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve.