BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Lifestyle

Ditët e zymta të dimrit ndikojnë në humorin tuaj! Mësoni pse ndodh dhe si ta parandaloni depresionin e kësaj stine

Ditët e zymta të dimrit ndikojnë në humorin tuaj!

Dimri ka mbërritur plotësisht, ditët janë bërë më të shkurtra dhe më të zymta. Kjo gjë ndikon edhe në humorin tuaj gjatë dimrit.

Çfarë është depresioni i dimrit?

Quhet depresioni i dimrit për shkak se ndodh në këtë periudhë të caktuar të vitit dhe zhduket në periudha të tjera.

Cilat janë simptomat

Në mënyrë që të quheni të prekur nga ky lloj depresioni, ekspertët thonë se duhet ta keni përjetuar për të paktën 2 dimra rresht ose më shumë.

Një nga simptomat më të dukshme të depresionit gjatë dimrit është lodhja e vazhdueshme.

Gjithashtu ndjenjat e urisë për ushqime të pasura me sheqerna apo karbohidrate mund të jenë shenja shumë të dukshme.

Depresioni i dimrit mund t’ju prekë dhe t’ju dobësojë edhe anën fizike të trupit.

Ndjenja nervozie

Gjithashtu personat e prekur nga depresioni gjatë gjithë vitit mund të përjetojnë episode të rënduara në këto periudha.

Si ta parandaloni

Për këtë lloj sindromë shumë specifike kurat dhe trajtimet janë sa të lehta aq edhe komplekse.

Në mënyrë që ti shpëtoni depresionit të dimrit mundohuni të qëndroni të paktën 30 minuta jashtë në diell.

Mundohuni të qëndroni jashtë gjatë periudhës së mëngjesit kurr rrezet mund të jenë më intensive.

Gjithashtu merruni me aktivitet sportive, jini aktivë dhe ushqehuni shëndetshëm.