Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Do habiteni/ Zbuloni 7 ndryshimet mes të qenit të martuar dhe të bashkëjetuarit

Postuar: 12/09/2018 - 15:48

Qëllimi është gjithmonë i njëjti, vetëm një. Shtrati gjithsesi, quhet matrimonial. Por çfarë ndryshon tek një çift midis martesës dhe bashkëjetesës? Vanity Fair ka shkruar një artikull mbështetur në këshillat e një eksperti. Nëse do ta definonim fjalën ‘bashkëshort’ në mënyrë disi serioze dhe zyrtare, do të thoshim se ai është një burrë i lidhur me një grua me një kontratë bashkëshortore, ligjore, madje dhe fetare.

Nëse do të definonim fjalën ‘bashkëjetues’ në një mënyrë disi sintetizuese duke iu referuar këtij konteksti, mund të themi se është një burrë i cili ka vendosur të ndajë jetën e tij me një grua.

Kështu që nëse ju gra të dashura, pavarësisht nëse keni një bashkëshort apo një partner, gjithsesi keni një burrë me të cilin jetoni në të njëjtën shtëpi. Një person me të cilin ndani shtratin si kur vishni të brendshmet që sapo keni blerë, ashtu edhe kur jeni me ethe e sy të ënjtur.

Por përveç këtyre gjërave dhe praktikave të ndryshme ligjore që kanë të bëjnë me praninë apo jo të atyre firmave, cilat janë ndryshimet mes martesës dhe bashkëjetesës? Cila është zgjedhja më e mençur për një çift që duhet dhe që  do të bëjë një hap përpara? Besojmë akoma tek ‘përgjithmonë’?

‘Duhet një projeksion shumë i fortë pozitiv, një shtytje e fortë motivuese. Është si deliri pozitiv që keni kur blini një biletë lotarie dhe jeni i sigurt se do të fitoni”, shprehet Gerry Grasi, psikolog, psikoterapisë dhe hipnotizues.

Kështu që nëse shpresoni të fitoni ‘përgjithmonë’, lexoni më poshtë. Për të zgjedhur (me arsye) çfarë të bësh së bashkime atë që ke zgjedhur (me zemër).

Besimi në gishta

Nëse jeni të martuar, keni një unazë besnikërie në gisht, nëse bashkëjetoni jo. Po përveç se keni një xhevahir në gisht, a ka ende të njëjtën peshë unaza? “Sigurisht”, thotë Gerry Grassi. “Është një gjest i lidhur me socialitetin. Jo vetëm që e dimë që jemi të martuar, por ia tregojmë edhe të tjerëve. Ashtu si në ceremonitë ku duam të komunikojmë atë që kemi vendosur të bëjmë. Por kjo krijon edhe implikime: kur të gjithë e dinë, nëse ndahesh, është akoma dhe më e rëndë.”

Një mbiemër për dy

Për shumë kohë, shumë gra mezi prisnin të martoheshin për t’u deklaruar si zonja X (ku ‘X’ është mbiemri  i tij). Një modë që tani pothuajse ka dalë. “Sot, gratë janë aq të emancipuara sa që përdorin mbiemrin e tyre, pa e shfaqur atë të bashkëshortit. Ato janë të martuara, por ruajnë identitetin e tyre. Dhe e kanë një këmbë edhe në dimensionin ‘single’:  martohem, bëj një festë të madhe...dhe një ndarje të të mirave materiale”, thotë psikologu.

Vjehrra & Co

Një nga përparësitë e bashkëjetesës në krahasim me martesën është se nuk do t’ju lidhë shumë puna me vjehrrën. “ Bashkëjetesa nuk kërkon përfshirje të madhe të të afërmve. Kurse martesa, kur zyrtarizohet edhe ligjërisht, bashkon familjet. Angazhimi nuk është më vetëm ndaj partnerit, por edhe ndaj tyre. Pesha e përgjegjësisë rritet, por ndjenja e përkatësisë ka tendencë të konsolidohet”, shprehet psikologu.

Nëse me parë bashkëjetoni dhe më pas martoheni

Për të studiuar terrenin, për ta njohur më mirë atë, pr të kuptuar nëse jeni të prerë për jetën në çift. Kjo duket një zgjedhje e mirë, por: “disa studiues kanë vërejtur se një pjesë e çifteve që bashkëjetojnë, ‘rrëshqasin’ më pas drejt martesës, pa menduar angazhimin e madh që ajo kërkon. Veç të tjerash, mund të ndodhë që një sjellje partnerit e cila nuk kritikohet gjatë bashkëjetesës të japë, fillon të shfaqë bezdi në martesë”, thotë eksperti.

Të premtosh ‘përgjithmonë’

Është poetike, e thjeshtë të premtosh përgjithmonë. Por vetëm në martesë vendoset e zeza mbi të bardhë. “Është një akt ligjor me implikime që rëndojnë edhe psikologjikisht, një kontratë reale me klauzola të cilat duhen respektuar. Duhet të jetë  një angazhim vërtet i rëndësishëm. Sipas të dhënave që i referohen Italisë, shkalla e divorcit është midis 40 dhe 50% për martesën e parë dhe 60% për të dytën. Nga ana tjetër, bashkëjetesa është rritur thuajse dhjetë herë në krahasim me vitet 1993-1994.

Liria personale

Ai vend në të cilin jemi ne dhe vetëm ne, ai vend në të cilin dëshirojmë të ngushtohemi  kur gjejmë një partner, a do të ndryshojë mes jetesës dhe bashkëjetesës? “Lira personale, gjithmonë duhet të mbrohet. Një pjesë e ditës e gjitha për ju, të bërit e diçkaje të këndshme, është shumë e rëndësishme. Nëse ndihemi mirë dhe të kënaqur me veten, do të ndihemi akoma dhe më mirë me partnerin, do të argëtohemi dhe nuk do t’i hedhim përsipër negativitetin tonë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2018 - 21:47

Ka shumë interpretime, por sipas çdo detaji të ëndrrës mund të zbuloni se çfarë doni të zbuloni.A keni ëndërruar ndonjëherë sikur dhëmbët tuaj po bien?

Postuar: 21/09/2018 - 20:41

Një 80-vjeçare ka vendosur t’i bëjë një dhuratë jo shumë të zakonshme vetes për ditëlindje.

Postuar: 21/09/2018 - 20:02

Një situatë e pa zakontë i ka ndodhur një stjuardese e cila mori propozimin për martesë nga i das

Postuar: 21/09/2018 - 19:42

Keni dëgjuar raste të ndryshme kur partnerët në një lidhje, kanë një diferencë të madhe në moshë.

Postuar: 21/09/2018 - 19:23

  Na ndodh të gjithëve. Jeni të dy më shumë se gati për një natë të zjarrtë.

Postuar: 21/09/2018 - 18:53

Nëse do të vizitoni Romën, sigurisht që nuk mund të largoheni nga kryeqyteti italian, pa parë Col

Postuar: 21/09/2018 - 17:57

Ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të flemë mirë.