Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Doktorët bëjnë thirrje: 7 mitet mbi prezervativët qe nuk duhet t’i besoni

Postuar: 21/07/2018 - 21:36

Kur bëhet fjalë për prezervativin, të gjithë bëjmë si ekspertë dhe mendojmë se dimë gjithçka. Por gjithçka që iu kanë thënë shokët apo shoqet, është gabim. Ndaj bëni mirë të lexoni këshillat e doktorit, i cili më poshtë ka renditur të gjitha mitet mbi prezervativët duke i komentuar një nga një.

Mund të ruhen kudo!

Nëse ke shumë kohë që e mban në xhep prezervativin, në pritje të ditës tënde me fat, bën mirë ta hedhësh! Ato nuk duhet të ruhen as në temperatura shumë të ulëta, as shumë të larta. Përndryshe mund të çahet dhe i mjeri ti pastaj.

Prezervativët janë delikatë

Hmm. Në fakt, prezervativët nuk çahen shpesh. Vetëm në rastet kur ti nuk di ta përdorësh. Ose e ke të skaduar (prezervativin). Ose nëse i lubrifikon me lubrifikantë me bazë vaji.

Prezervativi të mbron nga shtatzënia

Të gjithë e besojnë këtë. Por në fakt, siguria e mbrojtjes nga shtatzënia mund të jetë 98%, që do të thotë se ka 2% shance për të mbetur me barrë.

Ul ndjeshmërinë

Epo studimet tregojnë të kundërtën. Ka prezervativë të veçantë, që janë krijuar posaçarisht për meshkujt, që të rezistojnë më shumë kohë para se të kalojnë në orgazëm. Kjo nënkupton se nuk ndikon aspak në ndjeshmërinë mes çiftit gjatë aktit seksual.

Prezervativi nuk skadon

Ka gjë që nuk ka një datë skadence? Herën tjetër kur të blesh një prezervativ, shiko datën e skadencës. Prezervativët e skaduar shkaktojnë skuqje dhe irritojnë lëkurën e të dy personave të përfshirë në aktin seksual.

S’ka nevojë për prezervativ meqë ajo merr kontraceptivë

Kujdes! Kur përdorni prezervativë, nuk po parandaloni vetëm shtatzëninë. Por po kujdeseni edhe ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Prezervativi vendoset në mes të seksit ose pak sekonda para ejakulimit

Ose vendose në fillim, ose vazhdo rrugën pa të! Mos harroni se gjatë shkëmbimit të lëngjeve trupore mund të infektoheni me sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2018 - 14:30

Me siguri keni shok ose shoqe që do të dijë gjithçka për të gjithë. Ju pyesin për çdo njeri dhe nuk lënë informacion që t’ju shpëtojë.

Postuar: 18/08/2018 - 13:41

Ishte vetëm 16 vjeç kur fitoi llotarinë prej 1.8 milion paund në Mbretërinë e Bashkuar në 2003.

Postuar: 18/08/2018 - 12:02

Kondicionerët këto ditë po punojnë me kapacitet të plotë, mirëpo duhet ditur se si të përdoren dr

Postuar: 18/08/2018 - 11:46

Komunikimi është baza e çdo marrëdhënie, prandaj duhet të dini mirë si t’i menaxhoni bise

Postuar: 18/08/2018 - 10:58

Një martesë, lidhja e një çifti të ri është kurorëzuar në Amfiteatrin e Durrësit.

Postuar: 18/08/2018 - 09:38

Data 14 shkurt, pikërisht dita e të dashuruarve është një ditë krejtësisht ters për t’u mar

Postuar: 18/08/2018 - 08:21

 Dashi