Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Doli të pinte një cigare, gruaja ‘vë duart në kokë’ kur sheh se çfarë kishte hipur në shtëpinë e fqinjit

Postuar: 16/09/2019 - 15:36

Një mëngjes të hëne një grua në Oregon doli jashtë për një moment dhe pastaj ia mbathi me të katërta pasi pa diçka të pazakonte mbi çati.

Sipër çatisë së fqinjit të saj ndodhej një ‘puma’ gjigante. Duket si një skenë që të fut të dridhurat, por nuk mbaron me kaq.

Alysha Sifford u shpreh për mediat:

“Dola jashtë që të pija një cigare kur e pashë atë që po më shihte drejt e në sy. Dukej si i nevrikosur. Qëndronte në çati dhe më ka parë për gati një minutë. Nuk u frikësova, thjesht u alarmova."

Pasi mediat morën vesh për lajmin filluan të shpërndanin paralajmërime që një puma e rrezikshme po lëvizte në zona të banuara. Gjithsesi kur fqinji i Alysha-s e dëgjoi lajmin thjesht nuk e mbajti dot më të qeshurën.

Ai shpjegoi se ‘macja’ e egër për të cilën po flitej në fakt ishte nëj luan pellushi që ai e kishte vënë vetë në çati.

Ai tregoi më tej:

"Ne menduam se do ishte gallatë, kështu që e ngjitëm në çati. Dikush postoi një foto disa ditë më parë. Me mijëra njerëz filluan të reagonin dhe ta shpërndanin. Njerëzit po më quajnë gënjeshtar, mendojnë se është fotoshop."

John Forrest tregoi më tej se një zonjë filloi të bërtiste me të madhe se në çatinë e shtëpisë sime ndodhej një puma dhe se donte të merrte në telefon policinë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 11:42

Sipas një gazete belge, kryetari i bashkisë së Charleroi në Belgjikë, Paul Magnette, ka urdhëruar policinë bashkiake që të mos ekzekutonin një urdhër dëbimi për një familje shqiptare.

Postuar: 23/10/2019 - 10:48

Një asteroid pritet të kalojë pranë tokës dhe mund të shihet me ndihmën e një teleskopi të vogël

Postuar: 21/10/2019 - 15:50

Një në çdo dy shtëpi banohet nga vetëm një person në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë.Shumë shoqa

Postuar: 21/10/2019 - 11:42

Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjen