BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Lifestyle

Duhet të bëni seks pothuajse çdo ditë për këtë arsye

Duhet të bëni seks pothuajse çdo ditë për

Studimi, i cili kohë më parë është bërë, ka zbuluar se si meshkujt të cilët ejakulojnë mesatarisht së paku 21 herë në muaj, kanë madje 22 për qind më pak shanse për zhvillim të karcinomës së prostatës

Kjo është forma tjetër më e shpeshtë e karcinomës midis popullatës mashkullore.

Pos që ky është lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë meshkujt, ky motivacion gjithmonë është e mirëseardhur i kënaqjes së përditshme në aktivitetin e dashur fizik.

Qëmoti është e ditur se si orgazmat e kanë mëritën për shumë të mira shëndetësore, midis të tjerash të përmirësojnë gjumin dhe të ndikojnë pozitivisht në sistemin kardiovaskular, ndërkaq disa hulumtime, p.sh., kanë treguar se si edhe orgazmat te femrat ndikojnë në mënyrë preventive në shfaqjen e kancerit të gjirit.

Ky hulumtim i fundit nga studiuesit në Universitetin e Harvardit, është vetëm edhe një motivim që të praktikoni seks kurdo që të keni rastin, edhe për të mirën tuaj edhe për të mirën e saj.

Prostata është një organ që ndodhet tek meshkujt nën fshikëzën e urinës. Disa nga simptomat e kësaj sëmundje janë : urinimi me ndërprerje, urinim i pavullnetshëm, urinimi i shpeshtë natën, pakësimi urinës, ndjesia emergjente e të urinuarit, apo urinimi me sforcim.

Sëmundja e prostatës, është kthyer në një ndër shqetësimet më serioze për shëndetin e moshave të mëdha në ditët e sotme.