Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Për dy vite me radhë thanë se 5-vjeçarja ka infeksion, por bëhet zbulimi i frikshëm

Postuar: 26/09/2018 - 12:23

Për dy vite me radhë, mjekët e dërgonin në shtëpi, me simptoma që përsëriteshin dhe me buzëqeshjen e ngrirë të prindërve, të shqetësuar për vogëlushen e tyre.

Për dy vite me radhë, mjekët e cilësuan gjendjen si një infeksion viral dhe po për dy vite me radhë, nuk i bën kontrolle të thelluara.

Por ishte këmbëngulja e prindërve ajo që çoi në zbulimin e së vërtetës së hidhur, Myla Carter, e cila aktualisht është 5 vjeçe, nuk kishte një infeksion, por një tumor në veshka, i cili tashmë ka arritur në stadin e katërt.

Prindërit e Myla, Trevor dhe Lindsey, 39 dhe 37 vjeç, që nga viti 2016, e çuan së paku dhjetë herë vajzën për vizitë, tek mjekët e Carcroft Health Center, në Doncaster, të Britanisë së Madhe.

Vogëlushja kishte dhimbje të shpeshta stomaku dhe të vjella dhe prindërit nuk arrinin të kuptonin arsye.

Vetëm në fillim të shtator, gjatë vizitës së radhës, zbuluan se vogëlushja ishte prekur nga tumori dhe se mundësitë e mbijetesës ndërkohë, kanë rënë me 20%.

Vogëlushja ka rënë shumë nga pesha dhe ka vështirësi në të ecur, si dhe ka nisur një cikël kimioterapish që do të zgjasë 34 javë.

“Është shkatërruese gjithë kjo, doja vetëm që të kthehesha mbas në kohë dhe të kisha kapur çdo gjë më parë, pa arritur situatë në këtë pikë”, tha Lindsey për mediat.

Ndërkohë spitali i Carcroft Health Center deklaruan se rasti është trajtuar seriozisht. por se simptoma nuk ngjallnin dyshime. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 28

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/12/2018 - 23:24

70-vjeçarja, Lyudmila Vyacheslavovna, është e vetmja banore e fshatit Tolokonnikovos në rajonin Pskov të Rusisë perëndimore.

Postuar: 15/12/2018 - 23:19

Njerëzit më pasionantë për seks kanë lindur në muajt q1% vijojnë më poshtë:

Postuar: 15/12/2018 - 22:57

Shekulli i 20-të i hapi rrugën medias masive, me të cilën e gjithë bota jeton në moment ndryshi

Postuar: 15/12/2018 - 22:43

Shpërblimet e fundvitit, krahas pensionit mujor gëzojnë çdo pensionist, ndonëse shumat janë simbo

Postuar: 15/12/2018 - 22:20

Ndoshta ju nuk e dinit më parë por Coco Chanel, një nga ideatoret më të famshme të stilit moder

Postuar: 15/12/2018 - 22:04

2019-ta po afron dhe nëse ishit optimistë se do të jetë më i mirë se viti që po lemë pas, parashi

Postuar: 15/12/2018 - 21:27

Akupresura apo terapia terapeutike me shtypje ka treguar prej kohësh efektin lehtësues dhe lirimi