BREAKING NEWS

Vijon rënie drastike e kurbës së të infektuarve në vend me koronavirus, Ministria zbardh të dhënat e fundit

Vijon rënie drastike e kurbës së të infektuarve në vend
x

Lifestyle

Dyqani mbushet me 90 mijë shishe plastike, pronarja që habiti të gjithë tregon mesazhin që kërkon të përcjellë

Në vitin 2007, vetëm Britania e Madhe përdorte rreth 10.6 miliardë qese plastike në vit, ndërsa bota ishte në prag të një revolucioni antiplastik.

Stilistja Anya Hindmarch ndërmori një veprim që habiti të gjithë dhe deklaroi se shumë persona nuk janë të informuar se ku shkojnë mbeturinat, të cilat jo të gjitha mund të riciklohen.

Dyqani mbushet me 90 mijë shishe plastike, pronarja që habiti të

Hindmarch ngriti kauzën e saj lidhur me këtë çështje dhe mbushi dyqanin me 90 mijë shishe, për të vetëdijesuar shoqërinë mbi mbeturinat plastike.

Ekipi i Anya Hindmarch i mblodhi shishet nga komunitetet e tyre lokale dhe shpreson se mesazhi do të përcillet te klientët e tyre.

“Le të mos bëjmë gjëra të reja, le t’i përdorim përsëri ato që kemi, t’i riciklojmë dhe të jemi përgjegjës”, -tha Hindmarch.