Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A e dini se po flemë mbi miliona diamantë? Zbulimi i shkencëtarëve

Postuar: 18/07/2018 - 20:16

Një thesar i madh diamantësh është zbuluar se gjendet në thellësi të planetit tonë.

Mund të jenë më shumë se kuadrilionë tonë (= 1 000 000 000 000 000 tonë) të këtij minerali të çmuar që është i varrosur poshtë sipërfaqes së tokës na informon kërkimi i një ekipi ndërkombëtar shkencëtarësh.

Zbulimi i pabesueshëm u bë nga shkencëtarët në MIT, Harvard dhe Universitetin e Kalifornisë në Berkeley pasi analizuan regjistrimet sizmike.

"Diamanti është i veçantë në shumë mënyra, "tha Dr. Ulrich Faul, një nga shkencëtarët në MIT.

Një ndër vetitë e veçanta, është se shpejtësia e përhapjes së tingullit në diamant është dy herë më e madhe sesa në minerale dominuese në shkëmbinjtë e sipërme

Ekipi zbuloi se tingulli po lëvizte shumë më shpejt se sa pritej në mes shkëmbinjve të njohur si shkëmbinjtë kratonikë.

Sipas këtij studimi deri në 2% e këtyre shkëmbinjve mund të jenë diamantë. Kjo tregon se diamantët mund të jenë në një sasi prej kuadrilion (Numri me 15 zero)

Diamantët janë të groposur në më shumë se 160 km thellësi të sipërfaqes së tokës. Ndërkohë që deri tani thellësia më e madhe që është gërmuar është 12 km, në Kola Superdeep Borehole në Rusi.

 Për këtë studim janë dashur 20 vjet, ndërkohë që duhet një rrugë e gjatë për të zbuluar teknologjinë që na çon në depozitat masive me diamantë që ndodhen poshtë nesh.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 63

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 21:40

Ndonjëherë ndihemi keq për shkak të gjërave të zakonshme që ne bëjmë në përditshmëri. Bright Side na tregon se çfarë duhet të shmangim në jetën tonë për të qenë të lumtur:

Qëndrojmë gjatë gjithë kohës ulur

Postuar: 12/12/2018 - 21:24

Parfumi është një aksesor tepër i veçantë, që ka fuqinë për të ndryshuar plotësisht gjendjen sh

Postuar: 12/12/2018 - 19:40

Në Uzbekistan policët betohen mbi Kuran për të premtuar se nuk do të marrin rryshfet.

Postuar: 12/12/2018 - 19:33

Milingona Drakula është shpallur së fundmi kafsha më e shpejtë e planetit teksa shkencëtarët th

Postuar: 12/12/2018 - 19:16

Nëse keni pasur lidhje dhe ndarje me më shumë se një person, ndoshta e dini se disa prej tyre të

Postuar: 12/12/2018 - 18:35

Në dimër, më shumë sesa kurdo, përdoren geta.

Postuar: 12/12/2018 - 18:31

Një adoleshent ka humbur jetën pasi u godit nga një shkarkesë elektrike e kufjeve.