BREAKING NEWS

Dy shkencëtarë dhe një gjyqtar padisin Conten për masat skandaloze me pasojë vdekjen e 35 mijë italianëve nga Covid

Dy shkencëtarë dhe një gjyqtar padisin Conten për masat
x

Lifestyle

E dinit këtë fakt? Beli përcakton jetëgjatësinë, ja çfarë kanë konstatuar ekspertët

E dinit këtë fakt? Beli përcakton jetëgjatësinë,

Për të arritur femra pleqëri të thellë patjetër duhet të ketë zemër të shëndetshme dhe masa ideale trupore, kështu së paku konstatojnë ekspertët e Institutit të mjekësisë preventive në Kopenhagë.

Hulumtimet e tyre kanë treguar që femra e tillë vesh numrin 42 të rrobave, ka kërdhokulla dhe gjoks të theksuar, me muskuj dhe shtresa dhjamore mu në ato pjesë, ndërsa belin të theksuar me shumë pak dhjam, transmeton Telegrafi.

Femrat e shëndosha nuk bëjnë pjesë në këtë grup, siç nuk bëjnë pjesë as ato femra me trup të formësuar sikur molla, të cilat kanë shtresa të mëdha të grumbulluara dhjamore përreth belit.

Ky tip i femrave ka rrezik të madh të sëmuret nga sëmundja e zemrës, diabeti dhe hipertensioni.

Me tematikë të njëjtë janë marrë edhe shkencëtarët skocezë, mirëpo ata kanë theksuar që do të ishte gabim të konkludohet që femrat me tepricë kilogramësh janë më të shëndetshme.

Sipas tyre, nga madhësia e numrit të konfeksionit tregues shumë më e rëndësishme është përhapja e indeve dhjamore nëpër trup.