Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E dinit këtë? Pesë arsye pse është më mirë ta pastroni shtëpinë më rrallë

Postuar: 09/11/2019 - 09:51

Sipas statistikave, 94% e njerëzve në botë besojnë se është shumë e rëndësishme të ruani pastërtinë në shtëpinë tuaj.

Banorët e Rusisë janë ata që i kushtojnë më shumë kohë këtij aktiviteti. Mirëpo, ne do t’ju japim disa ide se si të shpëtoni nga një pjesë e këtyre punëve të bezdisshme.

Është e dëmshme për të hekurosur disa gjëra

-Hekurosja është një aktivitet i lodhshëm dhe shkencëtarët tregojnë se është e panevojshme të harxhoni kohë dhe energji për hekurosje. Për shembull, hekurosja e çarçafëve ose këllëfëve të jastëkut mund t’i dëmtojë ato. Arsyeja është, sepse hekurosja ndryshon strukturën e tyre, transmeton Class.

-Ende ka shumë debate nëse ka nevojë të hekurosni rrobat e bebeve në temperatura të larta. Nënat e reja janë të fiksuara për të hekurosur çdo veshje të bebeve. Kjo temë ka dy anë: Avulli është në gjendje të vrasë bakteret, por foshnja nuk ka nevojë për sterilitet të tepërt. Nëna mund të hekurosë rrobat e bebeve gjatë dy muajve të parë pas lindjes, por nuk është e nevojshme për fëmijët e moshave më të mëdha.

Një pastrim shumë i plotë mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj

-Duke u përpjekur të pastroni shtëpinë tuaj, ju jo vetëm që harxhoni energjinë, por dëmtoni edhe shëndetin e banorëve të shtëpisë, veçanërisht të fëmijëve.

-Një numër i caktuar i mikroorganizmave janë të domosdoshëm që të formohet imuniteti. Që kur janë shfaqur pastruesit e shtëpisë në jetën tonë, diagnozat e alergjisë kanë ecur përpara. Ju nuk keni nevojë të pastroni kudo. Kontrolloni nëse pastruesi që do të përdorni përmban triklosan. Është i ndaluar në disa vende, sepse ekziston rreziku i shfaqjes së çrregullimeve hormonale dhe alergjive.

 

-Shumë njerëz janë mësuar të mendojnë se tualeti është vendi më i pisët në shtëpi. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë – mjafton ta lani me një dezinfektues vetëm një herë në javë. Është më mirë të pastroni lavamanin dhe rubinetin sepse ato kanë 44 herë më shumë mikrobe.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 15:08

 Dashi
Java fillon me një problem në një bashkëpunim apo marrëdhënie personale. Do ju duhet të ndani mendjen në një raport të vështirë.

Postuar: 18/11/2019 - 13:33

Në Indonezi ndodhet një vend shumë i çuditshëm.

Postuar: 18/11/2019 - 12:30

Vetëm se i keni menstruacionet nuk do të thotë se duhet të shmangni seksin me çdo kusht.

Postuar: 18/11/2019 - 12:23

Dimri po vjen dhe teksa të gjithë një mendje e kemi nga festat, me siguri që jeni duke planifikua

Postuar: 18/11/2019 - 10:27

Pastiçieri italian Nicola Loi var çdo mbrëmje jashtë pastiçerisë qese ku brenda ka ushqim të pake

Postuar: 18/11/2019 - 10:09

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë se ku dhe kur rrufeja do të bjerë brenda një interva