Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
“E kam shitur për 120 mijë paund”, prestigjiozja britanike zbulon historinë e veçantë të 33-vjeçares shqiptare në Londër
Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Korrik 2020
Shumë shqiptarë kanë arritur majat e suksesit nëpër botë, teksa punojnë në fusha të ndryshme. Shumë prej tyre kanë treguar edhe pasionin e dëshirën e madhe që kanë për modën.
Kështu është edhe shqiptarja e famshme në Londër, Elona Varfi , e cila është një konsulente e markave të luksit.
Ajo është bërë mjaft e njohur në Britaninë e Madhe, ku edhe prestigjiozja “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull shqiptares, e cila tregon rreth suksesit dhe punën e saj.
“Unë zotëroj 12 çanta Hermes dhe kam blerë dhe shitur 20 çanta Hermes gjatë shtatë viteve të fundit, shpesh duke dyfishuar paratë e mia.”- është shprehur 33-vjeçarja për median britanike.
Elona jeton në Lodër prej tre vitesh, së bashku me bashkëshortin, Oltin, ndërkohë që është një konsulente e markave të luksit dhe merret me shitje të produkteve të ndryshme në ankand.
Gjithashtu vlen të theksohet se më herët Elona ka deklaruar se produkti më i shtrenjtë që ka shitur ka qenë një çantë, që kapte vlerën 120 mijë euro.
“Shuma më e lartë ka qenë me çantat, që nuk kanë qenë të mijat, por e kam përfaqësuar unë. E kam shitur për 120 mijë paund. Çdo gjë që është e rrallë, çmimi është i lartë. Këto çanta janë të rralla dhe kanë vlerë në ankande.”- ka thënë Elona.