BREAKING NEWS

Koronavirusi/ Mjeku Pëllumb Pipero tregon sa mundësi kanë të shërohen pacientët e vendosur në intubim

Koronavirusi/ Mjeku Pëllumb Pipero tregon sa mundësi kanë të
x

Lifestyle

E keni vënë re që disa qen duket sikur ngjajnë me të zotët e tyre? Ka dhe një shpjegim shkencor për këtë

E keni vënë re që disa qen duket sikur ngjajnë me të

Nuk është aspak çudi që njerëzit të thonë se qentë ngjajnë me pronarin. Një fenomen i tillë nuk është rastësi, por ka gjetur shpjegim edhe te shkencëtarët.

Mundësitë që një qen të cilin e keni marrë në shtëpi pasi e gjetët të braktisur në rrugë të ngjasojë me ju janë të pakta, por e kundërta ndodh nëse prej kohësh përpiqeni të merrni një qen.

Sipas “Bright Side”, ekspertët shpjegojnë se njerëzit priren të zgjedhin gjëra që “pasqyrojnë” jetën dhe pamjen e tyre; është një situatë e ngjashme me zgjedhjen e një libri rastësor. Hulumtimet kanë treguar se gratë me flokë të gjatë, priren të zgjedhin qen të racës Springer Spaniel apo Beagle, ndërsa gratë me flokë të shkurtër zgjedhin Basenji ose Siberian Husky.

Pra, nëse njerëzit thonë se qeni ngjan me ju, kjo shpjegohet nga zgjedhja juaj e pandërgjegjshme.

Po kështu, qentë priren t’ju kopjojnë sjelljen. Madje edhe përjetojnë ndryshime të personalitetit të ngjashme me ndryshimet që përjetoni ju.