Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E lindur për të qenë e para, njihuni me shenjën e zodiakut që e kanë zili të gjithë

Postuar: 21/05/2019 - 22:54

Shenjat kardinale përfaqësojnë pikat kyçe të ndryshimit në zodiak, ashtu si dhë në natyrë; DASHI vjen në pranverë, GAFORRJA me verën, PESHORJA me vjeshtën dhe BRICJAPI me dimrin. Por astrologët kanë përcaktuar se Peshorja është shenja më e rëndësishme në gjithë zodiakun.

Ajo ka një karakter shumë të veçantë dhe tiparet e sa janë të gjitha për t’u zbuluar, sepse, siç është tipike e shenjës së ajrit, ata që kanë lindur mes 21 shtatorit dhe 21 tetorit kanë aspekte të karakterit që joshin gjithë zodiakun. Jo vetëm kaq. Nëse ashendentja juaj është peshorja, anët e papritura të karakterit tuaja  që ndonjëherë nuk arrini t’i shpjegoni mund të varen nga kërkimi i vazhdueshëm për ekuilibër, tipike për këtë shenjë.

Karakteristikat e Peshores

Peshorja është një shenjë kardinale e ajrit, e udhëhequr nga Vensui, me Saturnin në kulm, Marsin në mërgim dhe Diellin në zbritje. E gjithë kjo do të thotë se shenjë dalluese e kësaj shenje janë ëmbëlsia dhe ngrohtësia, si dhe një dëshirë e fortë për ekuilibër që ia jep lartësimi i Saturnit, planeti i detyrës, në kundra peshë me rënien e Diellit, simbol i krijimtarisë dhe lirisë. Shenja më e këndshme e horoskopit, që ka një prirje të fortë ndaj hedonizmit dhe kënaqësive të jetës, sidomos kur është fjala për marrëdhëniet pasionante. Peshorja ka një anë që i konfuzon yjet, pasi edhe pse është në kërkim të ekuilibrit, i adhuron emocionet e forta dhe risitë e vazhdueshme, sidomos në dashuri.

Dhe kjo është arsyeja pse Peshoret kujdesen aq shumë për pamjen e tyre fizike. Joshëse, intriguese dhe sensuale, veçoria më seksi e kësaj shenje është magnetizmi që i tërheq të gjithë në rrjetën e saj. Një tjetër karakteristikë e veçantë e shenjës së Peshores është nevoja e marrëdhënieve shoqërore që mbushin ditët e kësaj shenje, por edhe dëshira për t’u çlodhur sa më shumë në një vend të panjohur, duke pasur parasysh dembelizmin tipik të kësaj shenje dhe nevojën për një ambient të sigurt për të pushuar.

Mantra e kësaj shenje: “I drejti është në mes”

Shenjat me të cilat shkon më mirë: Ujori, Binjakët dhe Dashi, i preferuari i saj.

Shenjat që duhet të shmangë: Bricjapi, Demi dhe Virgjëresha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 11:42

Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të jetë kjo javë për të lindurit e çdo shenje.

Postuar: 21/10/2019 - 07:46

Zgjoheni në mëngjes, bëni dush, visheni, pastaj vendosni deodorantin. Apo jo?

Postuar: 20/10/2019 - 23:17

Një 25-vjeçare nga Melburn, e quajtur Caity Mason është përballur me një ngjarje aspak e zakontë.

Postuar: 20/10/2019 - 15:37

Astrologët thonë që shenjat e Horoskopit që vijojnë si më poshtë, janë shenjat më xheloze dhe zil

Postuar: 20/10/2019 - 14:10

Astrologe Meri ka lajme të rëndësishme për disa nga shenjat e horoskopit.