Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E mbani mend bebin-diell tek “Teletubbies”? Ja si duket ajo pas 21 vitesh

Postuar: 17/07/2019 - 23:34

Seriali Teletubbies ka qenë një nga serialët më të dashur për fëmijë para shumë vitesh dhe me siguri të gjithë i kujtoni personazhet e tij, të cilët rrëmbyen menjëherë zemrat e fëmijëve , Tinky Winkyn, Dipsyn, Laa Laan dhe Po.
 
Një tjetër personazh shumë i dashur në këtë serial ishte ai i bebes-diell, që të bënte për vete me qeshjen e veçantë.
 
Personazhi i bebes është një vajzë britanike, e cila e ka zbuluar shumë vonë këtë fakt për publikun.
 
Teksa të gjithë aludonin se kush ishte bebi-diell, 22-vjeçarja Jessica Grace Smith i tregoi miqve të saj gjatë një loje se në të vërtetë ka qenë ajo bebja e ëmbël, ndërsa ata e inkurajuan ta tregojë këtë gjë publikisht.
 
Jessica u përzgjodh nga prodhuesi i Teletubbies, i cili kishte shkuar në spital për të kërkuar një buzëqeshje të ëmbël foshnje kur u përball me bukuroshen britanike.
 
22-vjeçarja, atëherë vetëm një foshnje, ishte në spital për t’u peshuar, por u përzgjodh për buzëqeshjen e ëmbël. Ajo u vendos para disa pasqyrës dhe kamerës dhe u bë një personazh shumë i dashur me buzëqeshjen që i dhuroi babait.
 
Jess Smith tha se:
 
Unë jam bebi-diell nga Teletubbies. Ka pasur shumë vajza që kanë pretenduar të jenë bebidiell, por vetëm unë e di historinë e vërtet. Unë jam njeri shumë i lumtur dhe gazmor".
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 21:57

Mund të tingëllojë si gjëja më absurde që keni dëgjuar së fundmi, por po, është e vërtetë. Një banane e ngjitur në mur me ngjitës doli në shitje në Art Basel Miami Beach për 120.000 dollarë.

Postuar: 07/12/2019 - 11:26

Informacionet e shumta që vijnë nga një takim i afërt i sondës së NASA-s me Diellin, u jep shke

Postuar: 07/12/2019 - 10:28

Sitio Pariahan, është një fshat bregdetar në Filipine që dikur ishte ishull, dhe tani është thu

Postuar: 07/12/2019 - 09:38

Simbol i Vitit të Ri kinez është Miu, ndërsa ky vit do të jetë plot surpriza.

Postuar: 06/12/2019 - 17:26

Flitet shumë sot në internet për respektimin e të kufijve me të tjerët, dhe kjo duhet të vlejë