BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Lifestyle

E pabesueshme! Është vetëm 9- vjeç, por do të diplomohet në dhjetor në inxhinieri dhe të vazhdojë programin e doktoraturës

E pabesueshme! Është vetëm 9- vjeç, por do të

Një djalë 9 vjeçar në Belgjikë është duke përfunduar diplomën e universitetit. Laurent Simons po studion inxhinieri elektrike te universiteti teknologjik i Eindhovenit, një degë që është e vështirë edhe për studentët e rritur.

Stafi e përshkruan Laurentin si “thjesht të jashtëzakonshëm”, dhe ai pritet ta përfundojë diplomën këtë dhjetor.

Dëshira e tij është të vazhdojë një program doktorature si dhe të mësojë për mjekësi, siç thotë babai i tij për CNN.

Talentin e tij e zbuluan të parët gjyshërit. Prindërit nuk i besuan fillimisht, menduan se po e tepronin nga krenaria prej gjyshërish, por shumë shpejt u konfirmua edhe nga shkolla.