BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Lifestyle

E pabesueshme! "Nuk fle dot, filloj e dridhemi kur dëgjoj zhurmën e motorit", i sjellin pica pa i porositur prej 9 vitesh rrjesht, ja me çfarë po përballet 65-vjeçari

E pabesueshme! "Nuk fle dot, filloj e dridhemi kur dëgjoj zhurmën

Zakonisht, ne të gjithë mezi presim që të na njoftojnë se pica që kemi porositur ndodhet prapa derës tonë, e ngrohtë dhe gati për t’u ngrënë, vetëm a në shoqëri.

Por për një 65-vjeçar belg që jeton në afërsi të Antwerpit, në Turnhout, sa herë që bie zilja dhe aroma karakteristike e picës depërton në shtëpinë e tij, është sikur një makth të përsëritej me sy të hapur.

E pabesueshme, por është pikërisht gjendja që prej 9 vitesh radhazi po përjeton Jean Van Landeghem.

“Nuk fle dot më. Filloj e dridhem kur dëgjoj zhurmën e një motori të picave rrugës, mendoj se është për mua, dhe shpesh here ashtu është”, thotë Van Langhedem.

Ajo që nisi si një diçka thjesht e çuditshme, që ai gjykoi si një gabim emrash ose thjesht një shaka miqsh, e ka shtrënguar belgun të denoncojë faktin në polici disa herë, por për dëshpërimin e tij, pa asnjë rezultat.

Picat e porositura nga një anonim i vijnë në çfarëdolloj momenti të ditës dhe të natës, edhe në 2 të mëngjesit. Dhe disa herë nuk bëhet fjalë për një picë, ose një porosi të vetme.

“Në janarin e vitit të kaluar, më erdhën 10 porosi të ndryshme, ku njeri prej tyre kishte 14 pica me vete”. thotë ai për mediat vendase.

Personi refuzon normalisht picat, por kjo nuk do të thotë që porositë anonime të mos kenë faturë për komunitetin që e rrethon, por edhe për atë vetë.

“Picerive i kushton para, sepse shpesh herë duhet të hedhin ushqim të bollshëm. Ditën kur erdhën 10 porositë, llogarita që humbëm 450 euro”, thotë belgu, i cili shton se përndjekja shumëvjeçare e ka detyruar të mos porosisë asgjë në restorante. Si paradoks, atij që i vijnë pothuajse çdo javë pica të ngrohta, detyrohet që picat e tij t’i blejë të ngrira në supermarket.

Një element tjetër i rëndësishëm, ka të bej me faktin që Van Langhedem nuk është viktima e vetme në këtë ngjarje të pazakontë. Një shoqja e tij persekutohet në të njëjtën mënyrë, prej 9 vitesh, madje disa herë porositë janë të sinkronizuara. Një person që i njeh të dy ka vendosur t’i shkatërrojë jetën, me anë të një pice.