BREAKING NEWS

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, përfaqësuesit e Këshillit Politik bëjnë një tjetër lëvizje

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim,
x

Lifestyle

E pabesueshme, por e vërtetë/ Kjo është arsyeja përse mushkonjat na bëjnë zhurmë në vesh (Zbulohet edhe përse disa i pickojnë më shumë)

E pabesueshme, por e vërtetë/ Kjo është arsyeja përse

Mushkonjat janë ndër krijesat më të urryera në planet.

Ato janë të afta të na lënë pa gjumë por edhe të ushqehen me gjakun e njeriut dhe të kafshëve të tjera duke shkaktuar kështu një sërë sëmundjesh të ndryshme.

Besojeni ose jo, kur vjen puna tek sëmundjet, mushkonjat janë krijesat më vdekjeprurëse në tokë.

Mushkonjat bëjnë një punë të shkëlqyer në frustrimin e njeriut, veçanërisht kur sapo e ka zënë gjumi.

Zhurma e mushkonjës shumë pranë veshit është padyshim zhurma më acaruese.

Ajo të ndërpret gjumin njëherë e mirë dhe pasohet nga një pickim i fortë që shkakton kruarje.

Natyrshëm lind pyetja: “përse mushkonjat bëjnë atë zhurmën e tmerrshme kaq pranë veshit të njeriut”?

Përgjigja është shumë e thjeshtë.

Zhurma që ne dëgjojmë është ajo e rrahjes së flatrave të imëta.

Kjo zhurmë prodhohet vetëm nga mushkonjat femra. Sipas ekspertëve, mushkonjat e gjinisë së kundërt i injorojnë mushkonjat femra kur ato nuk janë në lëvizje.

Por kur një mushkonjë rreh flatrat, atëherë mashkulli kërkon të çiftohet.

Kush Bën Më Shumë Zhurmë: Femra Apo Meshkuj?

Në planet ekzistojnë rreth 3000 specie  mushkonjash.

Asnjë prej mushkonjave meshkuj nuk ushqehet me gjak njeriu, ndaj është e lehtë të besohet se femrat bëjnë atë zhurmën bezdisëse që na lë pa gjumë.

Por kjo nuk do të thotë që mushkonja mashkull nuk i rreh flatrat, sepse edhe këtij insekti i duhet të ushqehet

Përse Insektet Të Pickojnë Më Shumë Ty Se Të Tjerët?

Shpesh mund të ju duket sikur muhkonjat ju pickojnë më shumë se të tjerët dhe nuk jeni të gabuar.

Sipas ekspertëve, ka disa arsye që mbështesin këtë teori.

Mushkonjat tërhiqen shumë pas djersës, nxehtësisë dhe gjakut, dhe jo, shprehja që dëgjojmë rëndom: “gjaku është i ëmbël ndaj pickojnë mushkonjat,” nuk vlen.

Ekspertë rekomandojnë përdorimin e solucioneve kundër insekteve në shtëpi dhe për lëkurën që të mbani mushkonjat e etura për gjak./AgroWeb.org