Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E pabesueshme/ Puthja e parë nga e dashura i shpëton jetën 45 vjeçarit

Postuar: 11/09/2018 - 14:26

Një mjeke e “puthi” për herë të parë partnerin e saj, teksa po i bënte frymëmarrje pasi ai pësoi një atak në zemër.Anestezistja Andi Traynor, 45 vjeç, ishte në takimin e saj të parë me Max Montgomery, 56, kur ky i fundit u shemb përtokë në plazh, pasi kishte bërë surfing.Montgomery ndjeu djegie në gjoks teksa ishte në ujë, megjithatë nuk mendoi se ishte ndonjë gjë me rëndësi, deri në momentin kur po ndihej krejtësisht i këputur pasi kishte dalë nga uji.

Traynor, nga Palo Alto, në Kaliforni, pa se si Montgomery u rrëzua, në Capitola Beach, Santa Cruz, dhe nuk po arrinte t’i gjente pulsin pasi e ktheu me shpinë përtokë.Nëna e dy fëmijë nisi menjëherë t’i bënte frymëmarrje artificiale 56-vjeçarit nga Santa Cruz, me ndihmën e një të pranishmi.
 
Ambulanca mbërriti brenda shtatë minutash dhe e çoi në spital, ndërkohë që gjatë rrugës i riktheu rrahjet e zemrës me defibrillator.Doktorët thanë se ai kishte pësuar atak në zemër dhe kishte një numër bllokimesh në arterie.
 
Të nesërmen e takimit me Traynor, që ndodhi më 18 tetor të vitit të kaluar, Max iu nënshtrua një operacioni bypass dhe tani gëzon shëndet të plotë, ndërkohë që lidhja me të dashurën vazhdon të jetë e fortë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 21:50

Ju asnjëherë nuk mund ta parashikoni nëse një martesë do të dështojë.Por fotografët e dasmave nuk mendojnë kështu.Këtu janë disa shenja paralajmëruese që ata kanë vënë në dukje pasi kanë fotografuar shumë çifte në das

Postuar: 25/09/2018 - 21:40

Një aristokrat multi-milioner, i cili njoftoi publikisht se kërkonte një grua të re për t’u

Postuar: 25/09/2018 - 21:29

 U arratis me zarfet e dasmës me para dhe braktisi nusen gjatë banketit martesor.

Postuar: 25/09/2018 - 20:41

Paga mesatare e një kamarieri në një restorant të qytetit të Nju Jorkut është 23.34 dollarë në or

Postuar: 25/09/2018 - 20:17

Një 47-vjeçar i ka shkruar një letër psikologes të “The Sun” për ta këshilluar në lid

Postuar: 25/09/2018 - 20:02

Disa shenja i tremben aq shumë një lidhjeje të qëndrueshme dhe angazhimeve në çift saqë janë të g

Postuar: 25/09/2018 - 19:44

 Një fotografi e një vajze dhe një djali ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale.