Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E pabesueshme/ Thika i kalon përmes fytyrës, por pacienti shpëton

Postuar: 26/09/2018 - 12:49

Janë fotografi që flasin vetë, ato të publikuara në revistën shkencore “British Medical Journal Case Report”. Radiografitë e tmerrshme tregojnë një burrë të cilit i është ngulur një thikë prej 10 centimetrash mes përmes fytyrës.

Pacienti një 25-vjeçar nga Afrika e Jugut, kishte pësuar edhe dëmtime në stomak, në sajë të një sherri me mikun e tij, në gjendje të dehur.

I riu fillimisht u dërgua në një klinikë në Germiston, në lindje të Johannesburg, dhe më tej në një klinikë tjetër më të specializuar.

Mjekët shpjeguan se si thika kishte ngelur në një kockë, ku kishte qëndruar e bllokuar për katër ditë. Nga ana e tij pacienti iu tha mjekëve të Chris Hani Baragwanath Academic Hospital, se ndjente vetëm dhimbje koke dhe se nuk mund të lëvizte syrin e majtë.

Për shkak të dëmtimeve të pësuara, u kërkua ndërhyrja e mjekëve okulsist, otorinolaringolog, kirurg facial dhe neurokirurg.

Fatmirësisht analizat dhe kontrollet e detajuara, zbuluan se i riu nuk kishte probleme neurovaskulare. Sakaq ai tha se ndihej me fat, që ishte ende gjallë.

I riu doli nga spitali dy ditë pas operacionit, pa probleme serioze. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 16:10

Kryeministrja britanike nuk duket se do të gjejë një minutë rehat këto ditë, teksa marrveshja e saj e Brexit po refuzohet nga parlamenti vendas, ndërsa dhe veprimi i thjeshtë i hapjes së derës së makinës nuk donte t

Postuar: 11/12/2018 - 13:38

Gjithmonë ka tema se nga çka joshen më së shumti femrat, si duhet të jetë mashkulli dhe çfarë u

Postuar: 11/12/2018 - 13:07

Askush nuk krijon një marrëdhënie dhe pret që të përfundojë një ditë, por ata krijojnë një marr

Postuar: 11/12/2018 - 11:51

A është dashuria një gënjeshtër? A mund të jesh lumturisht i martuar?

Postuar: 11/12/2018 - 09:38

Ëndërroni sikur jeni duke fluturuar, jeni me vonesë apo sikur vdisni?

Postuar: 11/12/2018 - 09:30

Fazat e Hënës ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në natyrë dhe gjënë e gjallë, dhe kjo vlen dhe për