Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E pazakontë! 33-vjeçarja i kafshon penisin partnerit, ai i bën “gjëmën”

Postuar: 16/11/2019 - 22:59

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida të SHBA-së, ku një grua është vënë në pranga pasi kafshoi penisin e të dashurit të saj nga "zhgënjimi".

33-vjeçarja, Esperanza Gomez, ishte duke pirë birra me të dashurin e saj deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 13 nëntor, në një apartament në Miami Beach.

Sipas policisë, një grua tjetër mbërriti në apartmentin e tyre rreth mesnatës dhe qëndroi me ta deri rreth orës tre të mëngjesit.

Mbetet ende e paqartë nëse gruaja ishte mike e 33-vjeçares, të dashurit të saj, apo një mike e përbashkët e çiftit.

Menjëherë pas largimit të saj nga banesa e çiftit , Gomez u zemërua dhe akuzoi të dashurin e saj se dëshironte të bënte seks me gruan në fjalë.

Në njoftimin e policisë thuhet se 33-vjeçarja kapi për krahu të dashurin e saj dhe filloi t’i bërtiste. Më pas ajo rrëmbeu një thikë dhe filloi ta kërcënonte.

Burri i saj mundi të telefononte policinë. I pyetur nga autoritetet, ai pretendoi se partnerja e tij i kishte kafshuar organin gjenital nga zhgënjimi.

Ekspertiza vërtetoi se ajo e kishte kafshur të dashurin tek penisi, ndërsa mbi gjoksin e tij u gjetën gjithashtu shenja të kuqe, të shkaktuara nga lëndimet e partneres.

Fatmirësisht burri nuk pati lëndime serioze, ndërsa 33-vjeçarja u arrestua nga policia. Ajo akuzohet për sulm me "armë vdekjeprurëse".

Ky nuk është rasti i parë që një burrë sulmohet në këtë mënyrë nga një grua. Pak muaj më parë, një grua i preu penisin dhe testikujt ish-burrit të saj, në shenjë hakmarrje.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 13:29

Festat janë koha ideale për të reflektuar. Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë mund të përpiqemi të bëjmë më mirë?

Postuar: 13/12/2019 - 09:32

Jo të paktë janë ata njerëz që besojnë tek besëtytnitë dhe çdo gjë që iu lidh në jetë e lidhin me

Postuar: 13/12/2019 - 09:16

Një djalosh shqiptar nga Gjilani ka bërë një gjest të rrallë.

Postuar: 13/12/2019 - 07:57

Disa persona janë krejt të pandjeshëm, kur bëhet fjalë për t’i dhënë fund një lidhje edhe p

Postuar: 13/12/2019 - 07:03

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do

Postuar: 12/12/2019 - 23:56

Një 43-vjeçar ka tentuar të gënjejë instruktorin me qëllim që të merrte provimin e patentës për n