BREAKING NEWS

Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, vjen reagimi që nuk pritej i Blendi Fevziut

x

Aktualitet

E rëndë, tenton VETËVRASJEN për herë të dytë në burg vëllai i Brunilda Kovaçit që u gjet e zhveshur dhe e djegur

Tenton vetëvrasjen për herë të dytë në burgun e Beratit vëllai i Brunilda Kovaçit, trupi i së cilës u gjet i djegur në një park të Francës.

Shpëtim Kovaçi, 32 vjeç, herën e parë tentoi të vetëvritet duke prerë damarët në ambientet e burgut pasi nuk iu dha leje për të marrë pjesë në varrimin e të motrës.

Brunilda Kovaçi, ishte nënë e një fëmije të mitur dhe u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjeve në një park të Francës ndërsa trupi i saj ishte pjesërisht i djegur.

Kujtojmë se autori i vrasjes ishte një i ri nga Kana, identiteti i të cilit nuk u bë njohur nga autoritetet franceze. I riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.