BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Lifestyle

E rrallë/ Fotografohet lakuriqi me përmasa njerëzore, shokohen përdoruesit e rrjetit, krahët e tij deri në 5 metra dhe fytyra ngjan me dhelprën

E rrallë/ Fotografohet lakuriqi me përmasa njerëzore, shokohen

Të gjithë kemi dëgjuar që lakuriqët e natës mbartin shumë infeksionedhe sëmundje të trasmetueshme. Nga aludimet mendohet që Covid-19 ka ardhur prej lakuriqëve.

Por, sa mund të rriten lakuriqët e natës?

Një foto e shpërndarë në Facebook ka shokuar rrjetin, teksa tregon një lakuriq natë me përmasa njerëzore dhe me një gjatësi krahësh deri në 1.7 metra.

E rrallë/ Fotografohet lakuriqi me përmasa njerëzore, shokohen

Fotoja është shkrepur në Filipine dhe sipër saj autori i fotos shkruan:

“Lakuriqi-dhelpër gjigand mund të gjendet në Flipine dhe ka një gjatësi krahësh deri në 1.7 metra. Pavarësisht nga madhësia e tyre prej Hulku, këta lakuriqë janë vegjetarianë dhe kryesisht konsumojnë fruta.”

Por, çfarë thonë studimet për këtë lakuriq?

Lakuriqi-dhelpër është një specie e rrallë, dhe që përmban krahë shumë të gjatë. Në fakt, ato janë aq të gjata saqë shpesh shihen duke u mbështjellë me ta si me ndonjë mantel. Krahët e tyre mund të arrijnë deri në pesë metra të gjera kur hapen plotësisht

Konsiderohet të jetë lakuriqi më i madh në botë dhe fytyra e tyre është e ngjashme me atë të dhelprës, por zakonisht janë të zinj. Sidoqoftë, profilizimi i ADN-së tregon se kjo specie e lakuriqit nuk ka lidhje me dhelprën. Ata nuk kanë një bisht të cila është tipike për dhelprat.