BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Lifestyle

E trishtë! U diagnostikua me kancerin e rrallë, foshnja ndërron jetë dy ditë pasi mbushi 1-vjeç

E trishtë! U diagnostikua me kancerin e rrallë, foshnja ndërron

Një foshnjë e cila u diagnostikua me intolerancë nga qumështi kur ishte gjashtë muajshe, vdiq vetëm dy ditë pas ditëlindjes së saj të parë nga një formë e rrallë e kancerit.

Ajo u diagnostikua me një tumor shumë të rrallë dhe agresiv, i quajtur Atatik Teratoid Rhabdoid vetëm disa javë para se të vdiste, më 13 shkurt të këtij viti.

Prindërit e saj Andrew dhe Catherine Jeans ndihen të shkatërruar dhe po përpiqen të ruajnë kujtimin e saj.

E përshkruar nga prindërit e saj si një 'dhuratë e vogël', Roza ishte vetëm gjashtë muajshe kur u diagnostikua nga mjekët me intolerancë ndaj qumështit.

Sidoqoftë, vajza e vogël u shtrua më vonë në spital, ku mjekët pas disa skanimesh gjetën disa masa në trurin e saj .

Prindërit e Rozës thanë që dhimbja që kaluan dhe që e vuajnë akoma, ka qenë një motiv për ngritjen e fondacionit të bamirësisë Rose's Way Foundation.