Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“E vura të flinte në divan”/ Babai zemërthyer tregon historinë, si e humbi vogëlushen 4-muajshe

Postuar: 16/11/2018 - 21:40

Një baba zemërthyer ka treguar se si u zgjua për ta gjetur “princeshën  tij të bukur” pa shenja jete.

Ai ishte shtrirë bashkë me vajzën e tij 4-muajshe për të fjetur në divanin e shtëpisë, por kur u zgjua vogëlushja nuk po merrte më frymë.

Jamie Davison kishte krijuar një shtrat të improvizuar të dyfishtë në dhomën e tij të ndenjes për vete dhe "princeshën e vogël" të tij, Alissa.

Por kur ai u zgjua në orën 6 të mëngjesit për të kontrolluar fëmijën, ai zbuloi se ajo nuk po merrte frymë.

Ai dhe partnerja e tij, Abbie Hefford, të cilët kishin fjetur në një dyshek të dyfishtë në të njëjtën dhomë me dy fëmijët e tjerë, u përpoqën ta ringjallnin Alissa por ajo u shpall e vdekur në spital.

Një hetim në Blackburn doli në përfundimin se testet nuk ishin në gjendje të gjenin një shkak për vdekjen e vogëlushes, por ekspertët thanë se foshnjat që flenë afër më persona të tjerë mund të jenë në rrezik për shkak se jorganët ose jastëkët mund t’iu bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.

Tragjedia ndodhi në maj të vitit 2017 vetëm dy ditë pasi Alissa, e përshkruar nga prindërit e saj si një ‘princeshë e bukur e vogël’ – filloi të flinte në katin e poshtëm me prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj pas një problemi me sistemin ngrohës në shtëpi. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 17:16

Të jemi të sinqertë, përveç momentit kur bëjmë selfie ose dush, nuk është ndonjë qejf i madh që të kalosh orë të tëra në tualet apo jo!Por kjo nuk qëndron për disa meshkuj!

Postuar: 10/12/2018 - 16:23

Nuk kanë kaluar pa rënë në sy pamjet e Beyonce me veshje tradicionale indiane.

Postuar: 10/12/2018 - 15:49

Në sistemin arsimor në Itali pritet të futet së shpejti një lëndë e re e detyrueshme; edukata q

Postuar: 10/12/2018 - 13:36

"Hëna e re jep shpresa dhe ngjan si një ikonë e ndritshme.

Postuar: 10/12/2018 - 13:32

Disa shenja përdorin bukurinë e tyre për të joshur personin që pëlqejnë, ndërsa disa të tjera k

Postuar: 10/12/2018 - 11:31

Nëse keni pasur lidhje dhe ndarje me më shumë se një person, ndoshta e dini se disa prej tyre t