BREAKING NEWS

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i fuqishëm nga Yuri Kim

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i
x

Lifestyle

Emocionuese! Nga dritarja e spitalit, pacienti me Covid-19 ndjek ceremoninë martesore të të birit (VIDEO)

Emocionuese! Nga dritarja e spitalit, pacienti me Covid-19 ndjek ceremoninë

Pasi u infektua nga Covid-19 një burrë u detyrua të shtrohej në spital për një trajtim më të specializuar. Mirëpo, kjo gjë e ka detyruar që martesën e të bitir ta shikojë nga dhoma e spitalit.

Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, mjekët e kanë vendosur shtratin e tij afër dritares të zbukuruar me balona, nga aty burri ndoqi të gjithë ceremoninë e martesës.

Në qendrën medicinale “Hadas” në Jerusalem, dyshja nga Aradi në jug të Izraelit kanë qenë të rrethuar nga disa mysafirë dhe fotografët me maska mbrojtëse, duke respektuar distancën fizike të rekomanduar nga ministria e Shëndetësisë.

Kjo martesë ka qenë më ndryshe nga ato që jemi mësuar me festime masive, ku zakonisht mblidhen miq dhe familjarë për të festuar momentin më të lumtur të një çifti.